1946, fjala e fundit e 9 intelektualëve të pushkatuar të Bashkimit Demokratik

0
878

Pas arrestimeve në mars 1946, të një grup intelektualësh shqiptarë që përbënin opozitën shqiptare të pas Luftës, u gjykuan dhe dënuan 37 të akuzuar prej të cilëve, 9 me vdekje.

Ky grup intelektualësh opozitarë u quajt grupi Bashkimi Demokratik. Procesi gjyqësor ndaj grupit në fjalë u zhvillua në Tiranë më 17-30 qershor dhe më 2 korrik 1946 u dha vendimi i Gjykatës së Lartë Ushtarake, ku veç shumë të dënuarve me burg u dënuan me vdekje 9 prej këtyre opozitarëve:Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Çeribashi, Talat Drini, Tut Meniku Xhavit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.

Pas vendimit, të 9 të dënuarit me pushkatim iu drejtuan me 2 korrik 1946  Presidiumit të Kuvendit Popullor me një lutje për t’iu falur jetën. Por brenda datës 2 korrik përgjigjja për ta vjen negative. Presidiumi sipas kërkesës së kryetarit të Gjykatës së Lartë Ushtarake Frederik Nosi, për të mos iu akorduar asnjë shkak lehtësor, njofton se kërkesa e tyre për t’iu falur jetën ishte refuzuar. Të nesërmen, me 3 korrik 1946, në orën 5 të mëngjesit, të nëntë të dënuarit me vdekje thanë fjalën e tyre të fundit dhe u ekzekutuan në prani të prokurorit  gjakatar Nevzat Haznedari.

 

S'KA KOMENTE