Shenjat e diktaturës skalitur në portrete viktimash   

0
556

Kujtim Refat Pelaj, vuajti 31 vjet e 3 muaj heqje lirie. Hyri në burg në moshë 21 vjeçare dhe doli prej andej kur ishte 64 vjeç

Kjo është fotografia e fundit e jetës e të dënuarit politik Kujtim Refat Pelaj nga Vlora. Ai u dënua katër herë nga regjimi komunist dhe vuajti 31 vjet e 3 muaj heqje lirie. Fotografia e dhimbjes është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi. Siç shkruan autori i publikimit, “Një portret që i ka të skalitura të gjitha. Hyri në burg në moshën 21 vjeçare dhe doli prej andej kur ishte 64 vjeç. Vdiq në azilin e pleqve në Fier. Në listimin tim, ai është numri 18 për nga vitet e burgut që ka kryer. Rrallë mund të gjesh në botë raste të tilla të një persekutimi të pashembullt dhe kriminal”.

Shenjat e diktaturës në fytyra viktimash, shfaqen ngjashëm edhe në portretin e të dënuarit politik  Sako Murat Protoduari. Ishte arrestuar më 15 mars 1977 dhe për shkak të vuajtjeve e punës së rëndë, ndërroi jetë në Repartin nr.309 Ballsh. Ai u varros në Panahor, atje ku u varrosen dhjetëra të dënuar të tjerë që ndërruan jetë në burg, për shkak të urisë, torturave dhe punës së detyruar në rafinerinë e naftës në Ballsh. Pranë kësaj rafinerie nuk gjendet asnjë memorial në respekt të viktimave të diktaturës komuniste që humbën jetën në atë burg, në kushte çnjerëzore.

 

S'KA KOMENTE