
Studiuesi Kastriot Dervishi publikon të dhëna të reja për të internuarit në kampin e Tepelenës
Mukades Habili është vajza 6-vjeçare (ose 8, sipas dëshmisë të së motrës) që ndërroi jetë në kampin e Tepelenës më 3 qershor 1949. Familja Habili kishte humbur në kampin e intrernimit në Berat një fëmijë tjetër, Nexhmijë Habili që ndërroi jetë në moshën 3-vjeçare. Një vit pas humbjes së Mukadesit, në kampin e Tepelenës, nënë Vathe Habili do të humbiste edhe djalin e saj Xhevatin, 9 vjeç (13 sipas dëshmisë së të motrës), më 8 gusht 1950. Fëmijët e familjes Habili humbën jetën në valët e sëmundjeve infektive që kishin pllakosur familjet e internuara në kampin e Tepelenës. Studiuesi Kastriot Dervishi ka zbuluar në arkivë dokumente të reja për kampin e Tepelenës, të cilat kanë vlerë të rëndësishme nisur nga fakti se për kampin e Tepelenës ka shumë pak dokumente.
Në kampin e Tepelenës vuajtën dënimin me internim familje të kundërshtarëve të regjimit, të cilët ishin larguar nga Shqipëria sapo komunistët morën pushtetin ose të tjerë që ishin nëpër burgjet e diktaturës. Në kampin e Tepelenës kishte kryesisht gra dhe fëmijë, por kishte edhe të moshuar. Studiuesi Dervishi ka evidentuar nëpër dokumentet e kampit të Tepelenës se atje kishte ndërruar jetë një grua në moshën 99-vjeçare. Një rast i paprecedentë. Pa kryer asnjë krim, asnjë faj kundër askujt, 99-vjeçarja ishte detyruar të
përgjithmonë.
“Më 19.10.1949, polic Kamberi njoftoi në komandë vdekjen e një të moshuare, e cila ishte 99 vjeçe. Sipas të dhënave, ajo quhej Prenda Mark Gjoka, lindur në vitin 1850, në Gjegjan të Pukës. Të dhëna më të plota për të vdekurit në kamp, në ditët në vijim”, shkruan Dervishi.
Studiuesi ka publikuar një listë me emra që kanë ndërruar jetë në kampin e Tepelenës, emra të pandeshur më parë nëpër dokumente.
Informacioni kërkohet në kuadër të përpilimit të listës së personave të vdekur në Kampin e Tepelenës.
-Dodë Dedë Nikolla, 14.10.1949
-Mat Çuni 24.11.1949
-Luk Nik Laci (?) 8.12.1949
-Pashk Abili, 8.12.1949
-Mara Dod Prela, 8.12.1949
-Aishe Lamçe, 8.12.1949
-Bajram Kasati, 8.12.1949
-Gjon Prela, 3.1.1950
-Gjin Nikollaj, 3.1.1950
-Kujtim Bani, nga Mamurrasi, fëmijë; 15.12.1950