Kur qau Lef Nosi!

0
1492

Fjalët e fundit para ekzekutimit: “Një herë vdes njeriu. Unë iki me ndërgjegje të pastër se nuk kam kryer asnjë faj, kam punuar për Shqipërinë"

Sot është ditëlindja e Lef Nosit, njëri prej emrave më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë. Lef Nosi më 9 prill 1877 në Elbasan. Është një prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte një ndër personalitet më të shquara të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit të shkuar por u pushkatua nga diktatura menjëherë sapo komunistët erdhën në pushtet. Lef Nosi u denua me pushkatim nga gjyqi special, dhe u ekzekutua më 13 shkurt 1946. Në nderim të figurës së tij sjellim në vëmëndje parathënien e tij në revistën “Dokumente Historike”, të cilën ai e botoi prej rreth një viti 1924-1925. Kjo revistë është një prej kontributeve më të çmuara. Numri i parë i kësaj reviste u publikua në mars të vitit 1924.

Për ti shërbye historisë tonë kombëtare!

Rastet e mira dhe kujdesi që kam pasë u banë shkas me pasë në dorë dal nga dalë një numër të madh dokumentesh, të cilat janë një visar i paçmueshëm i Rilindjes tonë kombëtare. Nga frika se pot ë mos botohen me kohë mund edhe të humbasin, vendosa me i qitë në dritë, em anë të këdsaj fletoreje të përmuajshme. Kjo mënyurë mu duk ma e arsyeshme, sepse besoj se kështu mund të dalin në dritë edhe dokumente të tjerë që gjenden në duar zotnish të cilët edhe mos paçin qënë të interesum, si unë e ka sjellë puna me i ra në dorë.

Ma tshumtit e dokumentevet janë në gjuhën tyrke e botimi I tyne ashtu si janë, asht I pamundun nga mungesa e shkronjave. U shtrengova me përkthye shqip duke e lanë botimine  origjinaleve për ma vonë, në një libër të posaqëm.

Artikulli i parë i kësaj reviste, pas parathënies i kushtohet deklaratës së pavarësisë. Për  rreth një vit, revista “Dokumente Historike” publikoi dokumentet më të rëndësishme për ngjarjet që ndodhën në Shqipëri në vitet 1912-1914. Lef Nosi e mori këtë inisiativë me qëllim patriotic për të dokumentuar historinë e Shqipërisë, momentet më të rëndësi9hsme të saj kohën e pavarësisë. Pas një aktiviteti intensiv si patriot intelektual dhe politikan, Lef Nosi do të shënjestrohej si “armik i popullit” nga diktatura komuniste. si shumë intelektualë të tjerë, Lef Nosi do të dënohej me ekzekutim. Momentet e fundit të jetës së Lef Nosit i ka rrëfyer mbesa e tij, Adelina Kosturi.

Rrëfim për fjalët e fundit!

“Më 12 shkurt 1946 gjyqi ushtarak i Tiranës dënoi me vdekje Lef Nosin dhe me dënime të ndryshme nga 6 në 4 vjet për personat që ndihmuan që ai të fshihej. Vasil Nosi, Steliano Nosi, Marko Menahemi, Xhemal Farka, Fahrije Averiqi dhe Adem Samurri. Kur e kemi takuar herën e fundit para pushkatimit, erdhi nga Elbasani edhe e motra Lefit, halla ime, Polikseni Dodbiba. Ne e kishim bërë me fjalë që ne të mos e jepnim veten e të mos qanim para Lefit. Edhe Lefi e mbajti veten shumë mirë dhe na tha “Një herë vdes njeriu. Unë iki me ndërgjegje të pastër se nuk kam kryer asnjë faj, kam punuar për Shqipërinë. Jam i qetë që edhe djemtë e miqtë e mi nuk u dënuan me dënimin kapital. Djemtë do bëjnë dënimin dhe do dalin”. Më vonë mora vesh se, pasi ishte ndarë prej nesh, kishte qarë. Morëm vesh se drejtori i burgut Janaq Karapataqi, që ishte një person shumë human dhe u bë mik i familjes sonë, na tha se Lefi kishte qarë, kur kishte mbetur vetëm, i çliruar që miqtë e tij kishin shpëtuar dhe nuk ishin dënuar me vdekje. Kur doli në gjyq i kam çuar kostum e këmishë, ndërkohë që më tha me shaka “Po ti dhëndër do më bësh”. Dua të dalësh i veshur, i thashë”.

Dua të kujtoj edhe një episod që më ka lënë mbresa të mëdha në atë ditë të zezë, kur e pushkatuan Dajën. “Lefi ka mbajtur në shtëpi një qen të quajtur Capi, të cilin ia kishte lënë Fan Noli, kur iku nga Shqipëria. Ditën e pushkatimit, qeni kishte që në mëngjes që qante. Ai vetë hapi një gropë, duke e gërmuar me thonj dhe po atë ditë vdiq edhe ai.

Fill pas pushkatimit, kunati im, Jorgaq Kosturi, që ka vdekur prej shumë vitesh, mori dy punëtorë, i mbuloi me dhé, se ishin varrosur shumë cekët dhe vendosi një kavanoz tek këmbët e Lefit për ta identifikuar më vonë. Ky varr nuk është gjetur akoma. Është gjithashtu e vërtetë se personi që tradhtoi Lef Nosin, më pas e graduan nga kapiten në major dhe me sa di unë, bëri 10 vjet burg, u lirua pas viteve ’90 dhe sot gëzon statusin e të përndjekurit politik, madje shkruan edhe kujtime?! Varri i Lef Nosit nuk është gjendur ende. Nuk dihet nëse organizmat qeveritare dhe jo qeveritare do të bëjnë ndonjë tentativë për ta zgjidhur këtë mister”, rrëfeu mbesa e Lef Nosit. Adelina Kosturi ishte vajza e Grigorit, vëllait të Lef Nosit.

Shënim: Rrëfimi i Adfriana Kosturit është marrë nga një artikull me titull: Lef Nosi – burrë shteti i kombit shqiptar, me autor Hyqmet ZANE.