“Djalli doli nga shishja”

0
850

Kur rrëzohej diktatura në vendet e Lindjes dhe aktivizohej Sigurimi i Shtetit për të mbajtur nën kontroll elementët e “rrezikshëm”. Lista e intelektualëve të dyshuar si antikomunistë e që survejoheshin nga regjimi... pse mungon Edi Rama në listën e  pedagogëve të arteve, i cili ka pretenduar se ishte antikomunsit para dhjetorit 1990.

Shembja e murit të Berlinit më 9 tetor 1989, shënoi nisjen e rrëzimit të diktaturës komuniste në vendet e Lindjes. Por në kryeqytetet e tjera të Evropës Lindore kishin filluar protestat. Në Çekosllovaki, një tjetër satelit me qeveri staliniste dogmatike, filluan protestat më 17 nëntor të po këtij viti. Në Bullgari, protestat filluan më 25 nëntor dhe rrëzuan qeverinë staliniste të Zhivkovskit, e pasuar kjo me shpërbërjen e Partisë Komuniste Bullgare për t’i hapur rrugë sistemit shumëpartiak. Më 24 nëntor, në Pragë, udhëheqja komuniste dha dorëheqjen në bllok dhe i hapi rrugë një qeverisjeje të re, kryesuar nga shkrimtari Vaslav Havel, i cili më vonë u zgjodh President i vendit. Në përgjithësi, këto ndryshime politike u kryen pa dhunë, ose ishin tërësisht paqësore, edhe pse krimet që kishin kryer udhëheqjet komuniste ishin të tmerrshme dhe ngjallnin urrejtje. Rumania ishte i vetmi përjashtim. Diktatura 24-vjeçare e kryetarit të Partisë Komuniste Rumune, Nikolae Çaushesku, ashtu si edhe e pararendësit të tij, Georgiu Dezhit, ishte më e egra. Çaushesku dhe bashkëshortja, Elena, u gjykuan nga një gjykatë ushtarake ditën e Krishtlindjeve, u quajtën fajtorë për krime kundër popullit, gjenocid dhe vrasjen e 60 mijë burrave, grave e fëmijëve. U dënuan dhe u ekzekutuan nga një skuadër pushkatarësh. Atë ditë, më 25 dhjetor 1989, kambanat e kishës së Bukureshtit, po binin për herë të parë pas 45 vitesh, si për të festuar vdekjen e “antikrishtit”.

Në prag të zhvillimeve të rëndësishme demokratike në vendet e bllokut të lindjes pranverën e vitit 1989, udhëheqja komuniste në Shqipëri kishte marrë sinjale të rëndësishme se po vinte fundi i sundimit të tyre. Disa zhvillime shumë të rëndësishme që kishin ndodhur e po ndodhnin në raportet e reja ndëmjet Bashkimt Sovjetik dhe SHBA-së, po çonin drejt fundit të luftës së ftohtë çka do të sillte rënien e murit të Berlnit  dhe rënien e diktaturës komuniste në bllokun e lindjes.

Në këtë kohë, udhëheqësi komunist Ramiz Alia kishte nisur manovrat për ta kthyer situatën në favor të komunistëve sidoqë të vinte historia. Megjtihatë, përpjekjet për të mbajtur të pacënuar sistemin diktatorial ishin të shumta, edhe pse vetë Ramiz Alia dhe udhëheqja komunsite e kishin të qartë se për shkak të situatës së rëndë ekonomike në të cilën ishte katandisur Shqipëria, ishte krejt e pamundur të mbahej në këmbë pushteti i tyre. Pranverën e viti 1989, Ramiz Alia priste raporte të detajuara nga sigurimi i shtetit për çfarë flitej në rrethet intelektuale për ndyrshimet që po ndodhnin në vendet e Lindjes.

Në arkivën e shtetit gjenden materiale që na tregojnë situatën e asaj kohe dhe frikën e udhëheqësve klomunsitë nga përmbysja e pushtetit të tyre.

“Djalli doli nga shishja”, ishte togfjalëshi që përmblidhte materialet në raportin mbi ndryshimet politike që po ndodhnin në Hungari e vende të tjera të Lindjes. Raporti mban datën 25 mars të viti 1989 dhe është i  ministrit të Brendshëm, Simon Stefani që i drejtohej Ramiz Alisë.

Shtatë muaj më vonë, në 9 tetor të këtij viti u rrëzua Muri i Berlinit duke shënuar kështu fundin e komunizimit në shumë vende të Evropës Lindore. Në Shqipëri, ende përgjoheshin intelektualët në arsim, ushtri, uzina madje edhe pensionistët, "elementët antiparti" ata të familjeve “të deklasuara”, të cilët shpresonin dhe prisnin aq shumë se ndryshimet politike në Evropën Lindore do të sillnin në Shqipëri pluralizmin politik.

Në këto materiale dallohet dosja me nr.64 e përgatitur nga drejtoria e tretë e Ministrisë së Brendshmë në muajt e fundit të 1989-ës, e cila mban një dyzinë informacionesh të shkëmbyera mes ministrit të Brendshëm të kohës, Simon Stefanit dhe Hekuran Isait, sekretar i KQPPSH dhe Ramiz Alisë, sekretar i Parë i Komitetit Qendror.

“Do bashkohemi me Europën në vitin 1992” është një ndër informacionet që ka mbledhur në terren Sigurimi i Shtetit për t'ia vënë në dispozicion udhëheqjes.

Të survejuar janë disa kategori ku përfshihen ish-të dënuar politikë si Liri Belishova apo edhe Sokol Ngjela, Fatos Lubonja, Agim Balluku, Spartak Ngjela. I përgjuar është edhe Eugjen Petrit Merlika, nipi i ish-kryeministrit shqiptar, Mustafa Merlika Kruja. Eugjen Merlika ishte në internim në Grabian të Lushnjës në kohën kur po përgjohej. Ka të përgjuar në radhët e mësuesve e gazetarëve të regjimit, por ka edhe pensionistë.

Janë përgjuar edhe pedagogë të Institutit të Lartë të Arteve, atje ku është folur shpesh se ka qarkulluar një grup antikomunist. Në dosjet e Sigurimit të Shtetit të përgatitura pas rënies së murit të Berlinit e deri në ngjarjen e ambasadave në korrik 1990, po edhe disa muaj më pas, nuk shfaqet në asnjë rast emri i pedagogut të Institutit të Arteve, Edi Rama. Kolegu i tij, pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, Anastas Koromeo, ishte personi i përgjuar në atë kohë. Edi Rama ka folur shpesh për aktivizimin e tij si antikomunist para rrëzimit të diktaturës, por raportet e Sigurimit të Shtetit dëshmojnë të kundërtën, ai nuk figuron në asnjë listë të personave që shiheshin me dyshim nga regjimi si elementë antikomunistë që më pas të ishin përgjuar. Ka shumë pak shanse që në se ishte vërtet antikomusnist ashtu siç pretendon, t'i kishte shpëtuar survejtimit të Sigurimit të Shtetit.

Në dokumentet zyrtare si i survejuar është edhe pedagogu i arteve Qirjako Meniko, i cili kishte folur për ekspozitën e piktorit Bashkim Mehmeti, për aksionin i cili ka sjellë rrymat surrealiste në pikturë. Listës i bashkohen edhe emra të tjerë si Themistokli Avrami, Lefter Vasili, Petrit Sinani, Xhevdet Laze, Feruz Mata, Osman Mulliqi, Kadrush Asllani, Vesel Baleci, Nexhat Agolli, Hysni Zeka, Gjergj Vucina, Gjon Kapidani etj. të cilët ndiejnë kohën e ndryshimeve të mëdha.

Persona të survejuar nga Sigurimi i Shtetit, të dyshuar si elementë antikomunsite, ishin të shpërndarë në shumë qytete.

Jehona e rënies së Murit të Berlinit te publiku:

Të rinj të survejuar në Tiranë e Shkodër: "Muri i Berlinit u prish, ky është dhe fundi i komunizmit. Kjo gjendje do të japë shkak për t'u kthyer drejt kapitalizimit të gjitha vendet e Europës Lindore"

Ata kanë filluar njëri pas tjetrit, vetëm ne kemi mbeur, por edhe këta tanët janë të detyruar të bëjnë lëshime e ndryshime. Kjo është e arsyeshme, sepse një shtet socialist mes Europës kapitaliste nuk mund të mbetet komunist, kështu që patjetër edhe këta do të bëjnë si të tjerët.”

Të gjithë udhëheqësit i ndryshuan në vendet e Lindjes edhe tek ne, sa të mbarojnë problemet e filluara në Lindje dhe do të ndryshojë, se Themeluesit të Partisë, njeriut që hante njerëz, do t’i hidhen kockat në erë.”