Arratisja e një familjeje grash me vetëm një djalë/“Shpëtojnë nga skëterra komuniste”

0
361

“Shpëtojnë nga skëterra komuniste” ishte titulli i gazetës “Shqipëria”, organ i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, e muajit maj 1954, e cila tregonte arratisjen e një familjeje nga Mursia e Sarandës dhe ndryshimin e pamjes së tyre. Në fillim ishte fotoja e arratisjes dhe tjetra ajo disa kohë më pas kur ishin veshur dhe ushqyer. Emrat e të arratisurve, sipas gazetës, botoheshin me pëlqimin e tyre.

Teksti i gazetës është ky:

“Mizerja, padrejtësia dhe terrori që ushtrohet në Shqipëri prej tradhtarëve të vendit, komunistëve, po e bën të pamundur jetesën e popullit, i cili merr përpara syve çdo rrezik për kalimin e kufirit për të braktisur skëterrën komuniste dhe të dalë në botën e lirë.

Të dy fotografitë paraqesin një familje shqiptare prej katundit Mursi që kohët e fundit kaloi kufirin dhe doli në botën e lirë. Me përjashtim të një djaloshi, kjo familje e gjitha përbëhet nga femra.

Nga e majta në të djathtë, janë motrat Anastasia dhe Mapsika Fili me djalin e saj Nikolla, plaka 64 vjeçe Vasiliqi Fili e cila bëri planin e arratisjes me të bijat Dhespina e Parashqevi”.

S'KA KOMENTE