Si e shkatërroi komunizmi familjen e shquar korçare, Merdani, duke i konfiskuar pasurinë, burgosur dhe internuar deri në 1990. Dëshmia e Ylberit për Spaçin: Më vunë dërrasë me gozhdë në kurriz
Ylber Merdani është një nga të mbijetuarit e krimeve komuniste dhe një nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrës të revoltës në burgun e Spaçit, ku dëshmon se si burgu menjëherë pas revoltës, u vu në gjendje gadishmërie, duke bërë tortura nga më të tmerrshmet, deri në ekzekutim të atyre që ishin organizatorët e revoltës. Origjina e tij është nga një familje e shquar korçare, gati 300-vjeçare, e cila përjetoi një kalvar të gjatë përndjekjesh, duke vuajtur nëpër kampet dhe burgjet e regjimit komunist. Ylberi, i biri i Fuat dhe Fatime Merdanit, ka vuajtur sistemin e përndjekjes, duke u dënuar nga viti 1967 ku u internua së bashku me të atin, të ëmën, vëllain dhe motrën, në Pulahë të Oparit dhe më pas, u arrestua më 9 qershor 1969 për disa poezi, të cilat i dërguan tek Sigurimi i Shtetit, miqtë e tij të ngushtë Petrika dhe Mihal Bacu, duke u dënuar me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë (për dorëshkrimet e poezive që cënonin diktaturën). Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit. U lirua më 1977 dhe menjëherë pas daljes nga burgu, u internua në Shtyllë të Vithkuqit, atje ku e priste edhe familja e tij. Kalvari i vuajtjeve përfundon në 1990. Sot ai është 80 vjeç dhe ka marrë titullin Kryetar Nderi i Shoqatës së të Përndjekurve në qytetin e Korçës. Z. Ylber Merdani ka kontribuar me shumë botime të tij për zbardhjen e krimeve komuniste jo vetëm për familjen Merdani, por edhe për bashkëvuajtësit e tij.
Intervistoi Najada Pendavinji/Kujto.al
Merdani, mund të na tregoni diçka për familjen Merdani para se të niste persekutimi komunist?
Unë kam lindur në Korçë në vitin 1940. Jam i biri i Fuat dhe Fatime Merdani, pinjoll i fisit të
Kur filloi internimi juaj?
Në vitin 1957, në shtëpinë tonë, erdhën disa njerëz të qeverisë dhe na thanë se duhej të dilnim nga shtëpia. Partia na kishte gjetur një vendstrehim tjetër. Na strehuan nëpër hauret e katavaroshit nëpër shtëpitë e pabanuara që ishin jashtë standardit për të jetuar, ndërsa në shtëpinë tonë do të strehoheshin ata drejtorët, oficerët dhe komandanti i burgut. Përfundimisht që nga 1967 filluan ato çmenduritë e paronajakut, ishte koha e kinezërirave. Ishte koha kur diktatori kishte filluar të jepte sinjalet e traumatizimit mendor. Dhe që atëherë, fillova edhe unë personalisht ta ndieja atë thundrën e hekurt të diktaturës. Në 1967, fare kot pa asnjë problem, na internojnë në një kooperativë malore në Pulahë të Oparit, së bashku me familjen. Ne ishim thjesht punëtorë kooperative dhe merrnim 5 lekë të vjetra për ditë pune që mund të blije vetëm një shkrepëse, nuk kishim të drejtën e tokës apo të bagëtive, ishim thjesht punëtorë kooperative që shteti komunist ia kishte marrë pasurinë. Më besoni, aty jam ndeshur ballë për ballë me mjerimin që e kujtoja kushedi sa herë, por deri atë kohë kisha qenë mësues dhe e shikoja mjerimin te nxënësit e mi në fshatrat e Librazhdit dhe më kujtohej ai Luli i Vocërr. Por megjithatë aty unë pashë sesi dridheshin ato flokët e thinjur të prindërve të mi dhe unë nuk kisha mundësi sesi t’i ndihmoja se i kisha duar e këmbë të lidhur. Përfundimisht aty shpërtheu ai frymëzimi duke i kthyer ato emocione në vargje dhe në poezitë e mia. Në Pulahë kishte dhe të internuar të tjerë dhe poezitë që shkruaja ia tregoja Petrika Bacut dhe vëllait të tij, Mihal Bacut, të cilët më denoncuan në Sigurimin e Shtetit, duke i dorëzuar disa nga dorëshkrimet e mia.
Mbani mend emrat e hetuesve tuaj? Të atyre që ju dënuan?
Unë nuk e dija, por një ditë, pranë këmbëve të mia, u ndal gazi i Degës. Isha arrestuar në emër të popullit. Ishte 9 qershor i vitit 1969. Poezitë që kisha shkruar i mbaja në vendet më të fshehta që të mos i gjente askush, por kur u gjenda përballë hetuesit ai më vuri përpara një tufë letrash njësoj sikur të ishin granata që do të shpërthenin nga çasti në çast. Atje e kuptova që më kishin denoncuar miqtë e mi të cilët kishin dëgjuar poezitë e mia si Petrika Bacu dhe bashkëshortja e tij, Liljana Bacu dhe Mihal Bacu të cilët kishin firmosur denoncimin në organet e Sigurimit në dt. 17 mars 1969 afërsisht tre muaj para arrestimit tim. Kur lexohet “ekspertiza hetimore letrare” e poezive të mia në dorëshkrim, ku ekspertët Vangjush Ziko dhe një farë mësuesi, Vangjel Marko, poezitë i etiketuan si shkarravina dhe pa vlera letraro-artistike të cilat që të gjitha ishin me përmbajtje armiqësore dhe cënonin pushtetin popullor.
Si ishte dhoma e hetuesisë, a kishte tortura?
Hetimi ishte një ferr i vërtetë për këdo që e provoi, atje dëgjoja pyetje me britma, me kërcënime, me grushta fytyrës. Torturat ishin nga më të tmerrshmet, nga më çnjerëzoret, të varnin kokë poshtë dhe të ndiznin kashtë që të të bënte tym dhe të tregoje dhe të pranoje dhe ato që nuk i kishe bërë. Këtu në Korçë këto seksione të Sigurimit të Shtetit ishin atje ku ka qenë ish-prefektura në kohën e mbretërisë, në shtëpinë e Rakos, të cilat funksiononin si qendra torturimi për këto kategori njerëzish. Mbaj mend që u arrestuan
Si i kujtoni vitet në burgun e Spaçit?
Cilat ishin torturat fizike që përdoreshin më shpesh ndaj jush?
Norma qe e detyruar. Aty në Spaç ishte minierë dhe puna ishte e vështirë dhe të mbanin dy turne në qoftë se nuk bëje normën. Ushqimi ishte i keq dhe i pamjaftueshëm, por sidomos uji qe me acid dhe të gjithë ne që kemi qenë në Spaç pa mbushur moshën 50 vjeç, na kanë rënë dhëmbët. Brenda në kamp nuk ndodhnin tortura, por jashtë në rrethimin e madh ishin galeritë ku i torturonin. Torturat më të mëdhaja kanë qenë: që t’i shtrëgonin duart dhe arrinte deri në atë pikë sa mishi i mbulonte hekurat e prangave dhe të binte të fikët dhe t'i nuk ndjeje gjë veçse kur t’i hiqnin ato ishte një dhimbje e padurueshme që fillonte qarkullimi i gjakut, por sidomos gjatë asaj periudhe gati tre vjet pas revoltës, kur burgu u vu në gjendje gatishmërie dhe që të ishte në gjendje gatishmërie, dihej që për gjënë më të vogël, dënoheshe me torturat nga më të tmerrshmet. Si punë e asaj që ujku i thoshte qengjit pse ma turbullove ujin dhe qengji i thoshte ujkut po unë jam më poshtë se ty, edhe kjo punë kështu është. Torturat e tjera si ndalim të korrespondencës, ndalim të takimit me familjarët, futjen në birucë, ishin torturat më normale pasi ne ishim mësuar me to. Por më ka ndodhur që policët e kampit, pas revoltës, më shtrinë përdhe duke më vënë në kurriz dërrasa me gozhda dhe më shkelnin me këmbë. Gozhdat më hynin në kurriz. Pra njerëz që nuk kishin ndërgjegje, deri këtu arrinte kafshëria komuniste.
Mbani mend ndonjë detaj të jetës së bashkëvuajtsve tuaj?
Po sigurisht. Në burgun e Spaçit në vitin 1973, me erdhi kushëriri Sherif Merdani, këngëtari i njohur, i cili bëri epokë në vitet 1969-1970 me muzikën e tij. Mbaj mend që atë e thirrën tri herë në hetuesi për ta bërë spiun, nuk pranoi. I bënë presion duke e ridënuar vetëm për këtë pasi iu tha se “në rast se do më thërrisni më, unë do bërtas aq shumë sa të më dëgjojë tërë bota, se ju doni të më bëni spiun, por unë jam soji i Merdanëve dhe nuk kam të drejtë të turpëroj nderin dhe emrin e mirë të prindërve dhe gjyshërve të mi”. Dhe një tjetër që më ka ngelur në memorie ishte Qazim Vula, i cili është ai kosovari që i bëri atentat Miladin Popovicit dhe e gjeta në burgun e Spaçit, i moshuar plak, Zoti i dhashtë prehje atij plaku të mirë dhe më tha kështu: “Unë kam bërë burg në kohën e Krajlit të mbretit të Serbisë, kam bërë burg në Golojtov në kohën e Titos, ku më pas u arratis dhe erdhi këtu, po bëj burgun në kohën e Enverit, por ato burgje që kam bërë në Jugosllavi janë hotele përpara burgjeve komuniste shqiptare”.
Si ishte jeta në internim?
Unë e theksova pak më parë që menjëherë pas mbarimit të dënimit në burgun e Spaçit në
Çfarë ndodhi pasi u kthyet nga internimi?
Kalvari i internimeve dhe burgosjeve përfundon në vitin 1990 kur lirohem nga internimi. Shiko pak deri ku arrin kafshëria komuniste! Unë kam qenë pjesëtar i një familjeje 400-vjeçare në qytetin e Korçës dhe së bashku me internimin më hoqën edhe pasaportizimin dhe gjendjen civile dhe nuk mund të kthehesha në vendlindjen time pa bërë kërkesë me shkrim në vitin 1990 nga vendi ku isha i internuar. U nxor vendimi se problemin e strehimit duhet ta zgjidhnim vetë, paçka se kur u internuam në vitin 1965, ne kishim shtëpinë tonë, pasurinë tonë, por komunizmi na i shembi. Dhe kur erdha këtu, ata më shikonin sikur vija nga shpellat dhe jo sikur isha qytetar prej vitesh./kujto.al