Si kishte përfunduar në burg Sokol Sokoli, i ekzekutuari i revoltës së Qafë-Barit

0
4150

Sokol Zef Sokoli, i vitlindjes 1949, lindur në Palç të Tropojës, njihet si njëri nga dy të ekzekutuarit me rastin e revoltës së Qafë-Barit në Repartin nr.311, më 22.5.1984. Por për dënimin e tij të parë është folur pak. Sipas dokumenteve ai është thirrur në Degën e Punëve të Brendshme Tropojë më 30.12.1981, ku do t’i njoftohej arrestimi. Duke kuptuar veprimet e hetuesit Petrit Baku, u largua nga Dega e Punëve të Brendshme Tropojë, duke iu drejtuar kufirit shtetëror. Por në vendin e quajtur Qafa e Çobanit në postën kufitare Lugu i Zi, ai u kap nga njësiti kufitar një ditë pas largimit nga Bajram Curri. Hetuesi i çështjes u kritikua dhe bëri autokritikë për mungesë të theksuar vigjilence.

Sipas informacionit (pa datë) të Drejtorisë së Kufirit në MPB, Sokoli kish mundur ta kalonte kufirin pasi nuk u pikas nga posta kufitare Stoberd. Por për shkak të kohës së keqe me dëborë, humbi orientimin, kaloi paralel me kufirin dhe u fut sërish në territorin shqiptar, duke u kapur në postën e Lugut të Zi.

Çështja i kaloi gjyqit.

Gjykata e Rrethit Tropojë, e drejtuar nga Perikli Kalagji, me pjesëmarrjen e prokurorit Bahri Piri, me vendimin nr.20, datë 27.3.1981, e deklaroi fajtor në bazë të nenit 47/gj dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet.

S'KA KOMENTE