“Për dy muaj që kam qenë shef i Seksionit (të Mbrojtjes së Popullit) në Durrës, shkurt-mars 1946, janë rrahur disa elementë që nuk tregonin dhe që në të vërtetë dinin. Di që në muajt korrik-gusht 1947 në Tiranë janë rrahur grupi i deputetëve dhe grupi i ballistëve. Prej gushtit 1947 e deri ditën që ika nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit nuk kam asnjë dijeni në rrihej apo jo njeri ose jo, mbasi nuk kam pasur të bëjaaspak me të burgosurit. Kam dëgjuar nga vetë goja e Vaskë Kolecit që ka rrahur ai dhe Nesti Kerenxhi"
Myftar Tare një ndër emrat më famëqkeqë komunistë të armës së Sigurimit të Shtetit, krenohej se nën drejtimin e tij ishte përdorur vetëm druri në hetuesi e jo mjete të tjera më të rënda, si për shembull topuzi apo hekuri. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë kohës kur ishte i pandehur me masë arresti si “bashkëpunëtor i Koçi Xoxes”, në nëntor 1948 – maj 1949 kur qëndroi i paraburgosur. Partia u tregua zemërgjerë, e fali Taren dhe e dërgoi në detyra të tjera të larta shtetërore, të cilat ai i ushtroi për një kohë të gjatë. Pavarësisht se Tare jetoi deri para pak vitesh, ai kurrë nuk pranoi të dëshmojë për periudhën e zezë të jetës së tij, kohën kur torturore e masakronte kundërshtarët politikë.
Për t’u kujtuar është fakti se Tare në janar 1945 deri në janar 1946 ishte prokuror i Gjykatës së Lartë Ushtarake; në janar-prill 1946 përgjegjës i Sigurimit të Shtetit në Qarkun e Durrësit dhe 1946-1948 sekretar dhe zëvendëssekretar i partisë në Drejtorinë e Sigurimin e Shtetit. Ai u pyet më 30.3.1949 në zyrën e burgurt ordiner të Tiranës nga kapiten Galip Sojli. Pjesa ku ai flet për torturat është e mëposhtmja:
“Për dy muaj që kam qenë shef i Seksionit (të Mbrojtjes së Popullit) në Durrës, shkurt-mars 1946, janë rrahur disa elementë që nuk tregonin dhe që në të vërtetë dinin. Di që në muajt korrik-gusht 1947 në Tiranë janë rrahur grupi i deputetëve dhe grupi i ballistëve. Prej gushtit 1947 e deri ditën që ika nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit nuk kam asnjë dijeni në rrihej apo jo njeri ose jo, mbasi nuk kam pasur të bëja aspak me të burgosurit. Kam dëgjuar nga vetë goja e Vaskë Kolecit që ka rrahur ai dhe Nesti Kerenxhi.
Bile kam marrë vesh se Nesti Kerenxhi dhe Vaskë Koleci kanë rrahur një vajzë. Di që Vaskë Koleci ka dhënë urdhra për përdorimin e torturave, për Surja Selfon që bënte pjesë në grupin e ballistëve. Në Durrës kur kam qenë, kam rrahur me pëllëmbë nja 2-3 veta në rrethin e Kavajës. Të gjithë kanë pasur kriminelë të arratisur. Gjatë qëndrimit tim në Durrës, si metodë torture është përdorur vetëm druri. Nga lart ishte lejuar përdorimi i torturave. Në gusht 1947, kur pyetej Surja Selfo, e kam goditur unë me pëllëmbë. Kam goditur edhe Hivzi Kokalarin. Këtu mbasi bënin pjesë në grupi në grupin e ballistëve jam urdhëruar nga Vaskë Koleci që t’i pyesja se ç’lidhje kishin me ballistët në Itali. Mirëpo asnjë gjë nuk thanë. Prej kësaj date nuk kam parë asnjë të burgosur dhe as kam përdorur dru”.