Ja pronat që regjimi u konfiskoi Prenk Pervizit, Abaz Kupit, Mehdi Frashërit…

0
652

Lista e t’arratisunve politikë të N/ Prefekturës së Tiranës, si dhe pasunit që ata kanë lenë

Sekuestrimi dhe konfiskimi i pronave të kundërshtarëve politikë, ishte një prej mënyrave që komunistët përdornin për t'i goditur ata. Ky proces kishte nisur menjëherë pasi regjimi i Enver Hoxhës mori pushtetin në fund të 1944-ës.

Procesi i konfiskimit të pasurive i ishte lënë në dorë Këshillave Nacionalçlirimtare, të cilat Partia Komuniste i kishte ngritur në çdo fshat e qytet të vendit.

Dokumentet e viteve 1944 e në vijim dëshmojnë mijëra raste konfiskimesh të pasurive të luajtshme e të paluajtshme të të gjithë kundërshtarëve të komunizmit dhe familjeve të tyre. Mes këtyre dokumenteve vlen të veçohet kjo listë  ku janë renditur pronat e konfiskuara të të arratisurve në prefekturën e Tiranës. Mes tyre renditen: Abaz Kupi, Prenk Pervizi, Mehdi Frashëri, Thoma Orollogai, Ymer Fortuzi, Qazim Nekiu, Asim Abdurrahmani, etj.. Pothuajse të gjithë familjet e tyre që kishin mbetur në Shqipëri, regjimi komunist në formë hakmarrjeje i degdisi burgjeve dhe kampeve të internimit.

Prenk Pervizi

Lista e t’arratisunve politikë të Rrethit të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit N.Ç. të N/ Prefekturës së Tiranës, si dhe pasunit që ata kanë lenë

1.PRENK PERVZI

Një shtëpi në Tiranë të Re, gjëndja është fare e mirë dhe e shtrueme me briodenne.

Kati i I –rë; I banuem prej Sefedin Kolecit, partisan I Brigadës së IV-të, dhe prej Ilija Budini, Intendent në Korp. Armatë

Kati I II-të: I banuem prej Tosun Eminit në bandën Ushtarake dhe prej Jani Gjonit nëpunës në Botore.

Të gjitha janë të vendosun prej Këshillit.

Shtëpija është e përbame prej: 9 dhomash, 3 sallone, 2 guxhina, 4 nevojtore, dy me banjo.

2.ASIM ABDURRAHMANI

Një shtëpi në Tiranën e Re, gjëndja e sajë është krejt modern. Mbrenda e shtrueme me parket. Përbahet: 6 dhoma, 2 banjo, 1 sallon, 1 kuzhinë.

Asht e banueme perj Dr. Dishnicës.

  1. THOMA OROLLOGAI

Një shtëpi në Tiranën e Re, gjëndja fare e mirë. Kati I parë banohet prej Jakup Ypit, dhe kati I dytë prej familjes së tij. Asht e përbame prej 9 dhomash. 2 sallone, 2 guzhina, 2 nevojtore, njera me banjë.

Një shtëpi e djegun Rruga N. Frashëri Nr. 9.

  1. MEHDI FRASHERI

Shtëpija e këtij ndodhun në Tiranën e Re banohet prej Misionit Ushtarak Sovjetik.

  1. QAZIM NEKIU

Ke fusha e Aviacionit.

  1. YMER FORTUZI

Bashkë me Staçioli, kanë një shtëpi në Rrugën e Durrësit Nr. 57. Staçioli pretendon se ndërtesa është pronë e tij, por nga hetime të sigurta të bame nga Këshilli I Lagjes, rezulton se shtëpia është pronë e të dyve. Shtëpija është moderne:

Qilari: asht i përbamë prej 6 kthinash, me gjithë salon.

Kati I I-rë, ka 10 kthina me gjithë banjo.

Kati I II të, ka 7 kthina me banjo e salon.

Kati I III-të, ka 5 kthina me banjo e guzhinë.

Shtëpia asht e banume prej: Ollga Remeina, Delma Luigi, Monte Bruno, Merita Sokoli, Xhevdet Pojani, Dr. Thantili, Koçi Lubonja, Lesta Miro dhe familja Çekini.

. Një shtëpi në rrugën Fortuzi Nr. 131, gjëndja e saj është fare e mirë. Asht e banueme nga Myslym Peza.………………………………………………………………………

PASUNIJA E T’ARRATISUNVE POLITIKE TE NENPREFEKTURES SE KRUJES

. Abaz Kupi 10 frymë, 295 ara, 11 kopshtije, 256 ha kullota dhe livadhe, 150 ha pyll, shuma 712. Shtëpi 11, kasolle 2, 11 Bujqëve, Katundi: Qyteti Krujë, Larushk, Fushë-Krujë e Luz. Qëndër e Fush-Krue.

VEREJTJE

Abaz Kupi ka dhe një mulli drithi. Në këto prona është pjestar dhe Hamid e Hasan Kupi.………………………………………………………………………

. Prenk Previzi 6 frymë 108 ha ara, 88 ha. Kullota e livadhe. Shuma 196. Shtëpi 1. Buqëve 2, Me buq. Katundi Laç, Kurbinit.

VEREJTJE

Një shtëpi është djegun.

Abaz Kupi

 

S'KA KOMENTE