Një vlerësim i Edit Durham, për zonjushën Kyrias (Sevasti Qiriazi), gruan kurajoze: "Shkolla e Vashave ishte kaq moderne, saqë më dukej se isha kthyer papritur në Europë". Homazh për gruan e madhe që vuajti dhimbje të madhe nën diktaturën komuniste, humbjen e djalit Gjergji e bashkëshortit Kristo Dako.
7 mars, dita e mësuesve. Është dita kur të gjithë përulemi me respekt para mësuesve. Kujto.al zgjedh të përkujtojë këtë ditë të rëndësishme me një homazh për një prej figurave më të ndritura të historisë sonë, që, si askush, dha gjithçka kishte për arsimin në Shqipërinë e viteve të para të shekullit të shkuar. Sevasti Qiriazi dhe motra e saj Parashqevi Qiriazi, dy motrat kurajoze që luftuan për arsimin shqip, në atë kohë kur në vendin tonë analfabetizmi ishte sundues në shumicën e popullsisë. Por cili ishte shpërblimi që mori Sevasti Qiriazi për kontributin saj të pazëvëndësueshëm në fushën e arsimit?! Si shumë të tjera mendje të ndritura të Shqipërisë, ajo mori si "shpërblim" vuajtjet e pashoqe nën dhunën komuniste.
Themeluese e Shkollës së Vashave në Korçë
“Mësonjëtorja” është një ndër filmat më të bukur shqiptarë, të realizuar në kohën e diktaturës komuniste. Ai film është mishërim i personazheve të shquar të arsimit shqiptar, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit dhe vëllait të tyre, Gjerasim Qiriazi. Sevastia e Gjerasimi vijnë në këtë film përmes personazheve kryesorë, Dafina e Stefan Bardhi. Ai film i kushtohej Sevastisë, por në asnjë rast nuk identifikohej ky fakt, sepse Sevasti Qiriazi dhe familja e saj pësuan dhunën më të tmerrshme të sistemit komunist, me vrasje, burgosje e internime. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse ishte një ndër familjet më të kulturuara në Shqipëri. Sevasti Qiriazi, bashkë me vëllain e motrën e saj, hapën shkollën e parë shqipe në Korçë dhe kaq mjafton.
Ja çfarë shkruante Edit Durham, pas vizitës në Korçë në vitin 1903. Ajo e përshkruante kështu shkollën e Vashave: “Zonjusha Kyrias (Sevasti Qiriazi), një grua shumë e përgatitur dhe kurajoze, pati shkuar në Amerikë me ndihmën e misionarëve amerikanë, ishte trajnuar atje dhe kur u kthye në Korçë, ishte emëruar drejtoreshë e një shkolle femërore, nën patronazhin e Misionit Amerikan. Sevasti përdorte tekste shkollore amerikanë dhe jepte
Ajo do të përballej me të njëjtin mallkim që u përballën mijëra shqiptarë të arsimuar. Dijet e tyre ishin armiku kryesor i diktatorit Enver Hoxha. Sevasti Qiriazi përjetoi zemërplasur humbjen e Gjergjit, djalit të saj e trupin e munguar të tij, për ta përcjellë në banesën e fundit. Komunistët nuk ia kanë dhënë as këtë mundësi. Sevasti Qiriazi përjetoi një tjetër torturë, burgosjen e djalit tjetër, Aleksandrit. Ajo iku nga kjo botë, pasi pa të shkatërruar familjen, por edhe atdheun, për të cilin kishte punuar me mish e shpirt, gjithë jetën e saj./kujto.al