E shtuna e korrikut,  kur Haxhi Lleshi dha verdiktin për pushkatimin e dy Poetëve

0
812

Në këtë 45-vjetor të dënimit me vdekje të dy poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, sjellim këtë procesverbal,  firmosur një të shtunë korriku në Tiranë, ku me një urgjencë kriminale nga krerët e Presidiumit,  i hapej rruga pushkatimit të dy djemve të rinj, e të pafajshëm...

16 korriku i 1977, ishte një ditë vendimtare për jetën e dy poetëve të dënuar me vdekje nga regjimi komunist, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Ata kishin ende fijen e fundit të shpresës që ky dënim me vdekje mund të rrëzohej në Presidiumin e  Kuvendit Popullor, e t'ju falej jeta. Por lutjet e  tyre dhe të të afërmve nuk kishin bërë asnjë efekt. Pas një muaji pritje plot ankth, në Tiranë, ishin mbledhur krerët e këtij institucioni që shpesh jepnin verdikte mizore. Ishte ditë e shtunë, mëngjes, ora 9:00. Haxhi Lleshi, kryetari i Presidumit  e kishte hapur mbledhjen duke theksuar se edhe pse ditë pushimi ishin mbledhur për t'i dhënë drejtim çështjes së dy poetëve të dënuar me vdekje. "Eshtë menduar që të bëhej kjo mbledhje mbasi janë dy të dënuar me vdekje që të mos rrinë kështu këta as të pushkatuar, as të falur, si do të vendosë  Presidiumi. Disa shokë janë në pushim prandaj mungojne. Shoku Shefqet dhe shoku Pilo erdhën, megjithëse patën pushim..."- thotw Haxhi Lleshi nw hapje tw kwsaj mbledhje. Vendimi qw ata morwn, ishte po aq mizor sa ai që kishte dhënë trupi gjykues në Librazhd. Jetët e dy poetëve ishin në duart e atyre që nuk e njihnin mëshirën e që parim jete kishin krimin.

Në këtë 45-vjetor të dënimit me vdekje të dy poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, sjellim këtë procesverbal,  firmosur një të shtunë korriku në Tiranë, ku me një urgjencë kriminale nga krerët e Presidiumit,  i hapej rruga pushkatimit të dy djemve të rinj, e të pafajshëm.

Procesverbal
I mbajtur në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor në datën 16.7.1977, ditë e shtunë, ora 9.00. Në mbledhje marrin pjesë shokët: Haxhi Lleshi (Kryetar) Spiro Koleka, Shefqet Peçi ( Nënkryetare ), Telo Mezini (Sekretar ).

Muharrem Sefa, Naunka Bozo, Nuredin Hoxha, Pilo Peristeri, Brapo

Dervishi, Zina Franja, Maliq Sadushi ( anëtarë ).

- Paraqitet rendi i ditës si vijon:

1) Propozime për dekorime; 2) Kërkesa për dhënien e shtetësisë shqiptare. 3) Kërkesa për falje denimesh.

Kryetari : Siç e shikoni rendin e ditës e kemi më të shkur tër kësaj radhe. Eshtë menduar që të bëhej kjo mbledhje mbasi janë dy të dënuar me vdekje që të mos rrinë kështu këta as të pushkatuar, as të falur, si do të vendosë Presidiumi. Disa shokë janë në pushim prandaj mungojne. Shoku Shefqet dhe shoku Pilo erdhun, megjithëse paten pushin. Meqënëse përbëjnë shumicën mund të fillojmë. Ne qoftë se jeni dakord me këtë rend dite mund të fillojmë.

Merret në shqyrtim pika e tretë e rendit të ditës :

- Kërkesa për falje dënimesh.

Shoku Telo Mezini: Janë dy dënime me vdekje :

  1. Genc Bardho ( Feimit) Leka
  2. Vilson Sami Blloshmi.

Te dy këta janë nga fshati Bërzeshtë e Librazhdit dhe janë dënuar me vdekje ( pushkatim ) se në bashkëpunim me të tjerë kanë kryer krimet e sabotimit ekonomik dhe të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor. Të dy kanë kërkuar faljen e jetës.

Kryetari: Këto familje Leka, Blloshmi kanë qenë armiq dhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Këta janë armiq të Atdheut dhe të socializmit.

  1. Genc Bardho ( Feimit) Lekës
  2. Vilson Sani Blloshmit

të dënuar me vdekje (pushkatim) u refuzohet kërkesa për faljen e jetës.

Mbyllet mbledhje.

- Tiranë, me 16.7.1977.

SEKRETARI I PRESIDIUMIT

Telo Mezini

 

S'KA KOMENTE