7 qershor 1945/ Murat Basha me 12 burra këndojnë himnin kombëtar para pushkatimit

0
719

Si sot 73 vite më parë, në burgun e Tiranës u vranë 13 burra nga xhelatët komunistë

Ishte 7 qershori i vitit 1945 kur regjimi komunist kishte marrë evdnimin për ta pushkatuar Murat Bashën, nacionalist atdhetar, oficer i lartë i mbretërisë. Kur komunsitët i lidhen me tela për ti pushkatuar, Murat basha dhe 12 djemtë e tjerë ia nisën të këndojnë himbnin kombëar. Prej asaj dite, të gjtihë ata që niseshin për tu pushkatuar, niseshin drejt vdekjes më vargjet e himnit kombëtar.

Dita e pushkatimit të 13 burrave antikomunistë, është rrëfyer nga  Xhemal Alimehmeti, i cili kishte qënë në një dhomë në burg me Murat Bashën dhe të tjerë deri në momentin që i morën për t'i ekzekutuar.

Dëshmia

''Ishim 14-15 vete ne dhome, Murat Basha i qete, po bisedonte me z.Xhemal Kusin...une shifsha i cudit,si rri kaq i qete,sepse i kishin lajmeru qe ne oren 10.00 do i merrshin me i pushkatu...Erdhen policet dhe ushtaret e toges pushkatimit,i nxorren ne korridor dhe i lidhen dore per dore 2 nga 2.Murati thirri Fagun(Mustafa Vrapin)qe ishte me i riu vetem 19 vjec dhe i tha''Hajde lidhemi bashke''..Mbasi i lidhen 2 nga 2 i lidhen dhe me nji tel me gjemba te gjithe bashke nga fillimi ne fund...Ne kete moment ndigjohet zani i Murat Bashes.''Na e bani hallall burra''...''Rrofte Shqipnia.Rrofte Mbreti''.Te gjithe u perlotem,por disa edhe qanin me denese,te gjithe dolem te dritaret e dhomave,duke pa....Dolen ne oborr,aty ndodhi dicka e tmerrshme.Nena e Fagut (Mustafa Vrapit)ishte ne oborr,kishte ardhe me taku djalin,kur e pa qe po e cojshin me e pushkatu,filloi me ulerit me te madhe dhe thoshte:''Mos ma vrisni djalin....'' Nje ushtar ju afru dhe e goditi me kondak te pushkes,ajo ra pa ndjenja.Fagu kur pa nanen u ligshtu,atehere Murat Basha i futi krahun dhe i thote;;''Fag mbahu se je burre,mos u dorezo,ti je me i forte se komunistat,Ne nuk ligshohemi nga plumbi dhe vdekja...'' Ndodhi e pabesueshmja Murat Basha filloi me kendue Hymnin Kombetar,mbas dy tre sekondash edhe shoket e tij....e pasoi gjithe Burgu,ishte sa tragjike edhe madheshtore,te shifshe ata burra qe po shkonin drejt vdekjes duke kendu.....I cun drejt bregut lumit.Mbas pak u ndigjun krismat e armeve.... Nga ajo dite,ne burgun e Tiranes,kush shkonte me u pushkatu,kendonte Hymnin Kombetar dhe kjo tradite mbeti prej Murat Bashes", rrëfeu disa vite më parë, Xhemal Alimehmeti.

S'KA KOMENTE