Telegrami i dërguar në Atsh për publikim/ Si u përdor propaganda për të përfshirë popullin në eleminimin e kundërshtarëve politik të komunizmit
Menjëherë pas marrjes së pushtetit dhe instalimit të diktaturës, në Shqipëri u eleminuan me shpejtësi të gjithë anëtarët apo mbështetësit e Ballit Kombëtar, forcë politike e shpallur prej komunistëve si "kundërshtarë të betuar, të cilët duhen eleminuar" që gjatë Luftës. këta kundërshtarë të komunizmit ishin të parët që u vunë edhe në qendër të propagandës, për të bindur popullin se ata ishin e keqja e djeshme dhe se regjimi i ri, pas eleminimit të tyre do ti siguronte popullit mirëqenie e lumturi. Një rast për tu veçuar, mes qindra tw tillwve, ku populli bashkëpunoi me regjimin për të eleminuar kundërshtarët politik, është edhe kjo shkresë dërguar Agjencisë Tepelgrafike Shqiptare për ta publikuar e ku thuhet se populli kishte rrethuar Shefqet Belishovën pranë Roskovecit e më tej nga forcat e armatosura ishte bërë e mundur që ai të mos e çante dot rrethimin e të vriste veten.
Ky është teksti i plotë i telegramit:
Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacional Çlirimtare
Seksioni i Agitprop-it
Tiranë më 10/3/1945
Ministrisë së Kulturës Popullore
Agjencise Telegrafike Shqiptare
Këtu
Lajmërohet nga Berati se më datën 3 Mars 1945 në Vlosht të Roskovecit u rrethua prej popullit e ma vonë prej forcave të komandës vendit e të brigadës XI, krimineli i luftës Shefqet Belishova. Stop. Mbas nji qendrese të shkurtër si humbi çdo shpresë për të dalë nga rrethimi vrau vehtën.
Shef i seksionit të Agit-Propit
N/Kolonel
Pllumb Dishnica
Ky telegram është vetëm nji nga qindra të tillë që dërgoheshin çdo ditë në Radio Tirana dhe Agjencinë Telegrafike, që ishin baza për përhapjen e propagandës, përmes të cilës bindej populli për ta bërë bashkëpuntor në luftën e paprecedentë të zhdukjes së një klasë të tërë politike që në vitet e para të regjimit.