Ishte viti 1947 kur nisi gjyqi ndaj grupit të deputetëve. Një listë e gjatë me intelektualë të spikatur të Shqipërisë së asaj kohe ishin arrestuar dhe po dënoheshin si “armiq të Popullit”.
Me akuza false, përmes një procesi dikatorial, prokurorët injorantë të diktaturës së sapoinstaluar në Shqipëri po dënonin me pushkatim e dhjetëra vite burg, njerëzit më të arsimuar, doktorë, shkrimtarë, inxhinierë, mjekë, jurisët, diplomatë, gazetarë e të tjerë. Në sallën e gjyqit të diktaturës komuniste, u dhanë ato ditë dhjetëra vendime me ekzekutime dhe qindra vite burg. Në ato procese gjyqësore ata e vranë elitën e kombit. Këto gjyqe me akuza të montuara do të publikoheshin çdo ditë në gazetën “Bashkimi”, e cila ato vite ishte një ndër kanalet më të rëndësishme të propagandës komuniste. Më poshtë do të publikojmë disa faqe të gazetës “Bashkimi” ku flitej për gjyqin e deputetëve.