Dhuna e komunistëve në veri, “i rrahim njerëzit që të tregojnë armët”

0
406

Radiogrami i Ndreko Rinos: “Populli armët i jep me zor, duke i rrahur. Komunat ku operojnë forcat tona janë tmerruar…”

Aksioni i përgjakshëm i komunistëve në veri, nën udhëheqjen e Mehmet Shehut dhe direktivave te Enver Hoxhes nga Tirana, kishte arritur kulmin në mes të shkurtit 1945.

Në një radiogram dërguar Mehmet Shehut si komandant i operacionit  nga Ndreko Rino, i cili në këtë kohë drejtonte operacionin në Shalë dhe Shllak  njoftohen detaje se si dhunohej populli i thjeshtë me pretekstin e mbledhjes së armëve.

Komunistët siç theksohet edhe në këtë dokument e mbështesnin suksesin e tyre në terrorin që ata ushtronin. Duke kryer krime të përbindshme në familjet e pafajshme në veri të vendit, ata  impononin me forcën e armëve, rrahjeve e djegjeve të shtëpive,   se regjimi komunist do t'i nënshtronte me çdo kusht të gjithë ata që nuk e donin dhe pranonin komunizmin.

Në këtë radiogram të 17 shkurtit 1945 Ndreko Rino shkruan:

Nr.3

Dt.17/II/45

Komandantit të operacionit

Vazhdon operacioni në komunën e Shalës e të Shllakut. Me forcat që operojnë në Shllak nuk kemi lidhje të ngushta. Stop. Pse janë larg. Ka filluar çarmatimi. Populli armët i jep me zor, duke i rrahur. Profesori ka filluar të marri lidhje me Bajraktarin e Shalës. Na lajmëroni se do të thërrasim edhe Bajraktarin e Shoshit. Komunat ku operojnë forcat tona janë tmerruar prej operacionit dhe patjetër do të dali me sukses.

Major Ndreko Rino.

 

 

 

 

S'KA KOMENTE