Dëshmia e ish-sigurimsit: Si e përdorëm Edi Ramën në ’90 për profilin e tij “sociopat”

0
119

Kujtimet e ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit Bujar Sh. Hoxha hedhin një dritë të fortë mbi mënyrën se si aparati i regjimit ndërhyri në lëvizjen politike të viteve 1990-91 duke perdorur personazhe si Edi Rama, per te cilin ishte mbledhur informacion mbi sjelljen, karakterin dhe kontaktet e tij.

Ai profilizohet si një personazh konfliktual, impulsiv, me prirje për dominim dhe i përshkruar edhe si “sociopat”.

"Nuk duronte asnjë rival, të vërtetë ose imagjinar. Anarkist deri në palcë, nuk pëlqente ligjin, rregullin, kënaqej kur dilte mbi të tjerët, dominimi i pushtetit të tij duhej të ndihej nga të gjithë. Tek ai në mënyrë të habitshme shfaqeshin periudha të gënthyerit patologjik pa arsye, kishte një përfytyrim të lartë për veten dhe një qëndrim kontradiktor ndaj sigurisë së vet"- e pershkruan ish-sigurimi

Teksti i plote nga kujtimet e B.Hoxhes

“Kështu ndodhi me mitingun e bërë nga Partia Demokratike pas themelimit, në sheshin "Gensher" pranë ish-stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", ku do regjistrohej edhe fjalimi arrogant i Edi Ramës, i cili bënte thirrje për destabilizim. Stili i të shprehurit synonte opinion depërtues, duke imponuar modelin karakteristik të mendimit anarkist. Në fytyrë i përdridhej një përcëmim i fryer, që të jepte alergji. Ai kishte një oratori të egër që e shfaqte me karagjozllëk irritues.

U mendua të niste procedimi për të, por informacioni i dërguar në ministri, ishte parë nga Ramiz Alia duke lënë porosi të thirrej e të lihej i lirë, si djali i Kristaqit. E vërteta është se me këtë njeri, kundërzbulimi ishte marrë para disa muajsh dhe kishte çelur një fashikull të dyshimtë. Bëhej fjalë për qëndrimin disi të gjatë të tij në Greqi. Burimi ynë informativ i sapokthyer në fund të muajit gusht sinjalizoi takimin e tij me E.Ramën në Athinë dhe dëshirën e tij për të qëndruar përgjithmonë apo "zarare" të tjera. Nga verifikimet në terren rezultoi se vuante nga astma dhe sociopatia patologjike.

Doktori që e kuronte pak fshehurazi, ishte profesor i nderuar, më dukej se kishte mbiemrin Ylviu. Ai i kishte shpjeguar kundërzbuluesit se klienti i tij ishte sociopat i lindur, por i suksesshëm, ama duhet trajtuar klinikisht dhe në kartelën e hapur kishte shënuar diagnozën “sociopat me simptoma patologjike“. I ati, Kristaq Rama mori takim me shefat e kundërzbulimit dhe garantoi kthimin e tij nga Athina, duke u justifikuar se e kishte dërguar në Greqi edhe për një vizitë mjekësore. Në civinë “operative“ u futën shumë materiale dhe fakti që fjala e tij në këtë miting shkelte ligjin për simbolet kombëtare, miratuar ekstra nga Parlamenti. U gjykua të thirrej, por nuk morën parasysh faktin se nuk qëndronte në rrjesht. Nisi të bëjë thirrje të hapura për hakmarrje ndaj komunistëve. Morali i tij quhej si leckë e vjetëruar, kësisoj, do dallohej për pikëpamje radikale.

Kundërzbulimi e dinte, çudia ishte tek ata lart, që nuk besonin karakterin e tij të deformuar. Dhe në këtë rast, babai i tij vetëm se na vështronte me përulje. Debatet në Liceun e Arteve nisën me taktika agresive dhe do shuheshin për shkak të grindjeve acaruese, duke e cilësuar “shakaxhiu i përparimit“. Nuk duronte asnjë rival, të vërtetë ose imagjinar. Anarkist deri në palcë, nuk pëlqente ligjin, rregullin, kënaqej kur dilte mbi të tjerët, dominimi i pushtetit të tij duhej të ndihej nga të gjithë. Tek ai në mënyrë të habitshme shfaqeshin periudha të gënthyerit patologjik pa arsye, kishte një përfytyrim të lartë për veten dhe një qëndrim kontradiktor ndaj sigurisë së vet.

"Artisti" raportonte edhe për ekspozimin e shijeve sensacionale, duke këmbëngulur manifestimin e sjelljeve të tij si transvetit dhe me shije homoseksuale. Entuziazmin tek "refleksionet" kundërzbulimi e shikonte si "tabllo të zymtë", këtë njeri e tregonte si racist, harbut me steriotipin e një radikali të pandreqshëm, kur dilte nga vetja luante rolin e një rrugaçi nate. Ai nuk e fshihte qëndrimin e skajshëm kritik ndaj sistemit dhe politikës komuniste, por i mungonte brumi për t'u bërë i besueshëm. "Komunistët në litar" ishte deviza e tij. Ëndërronte të shkëlqente duke u matur me këdo, vetëm të ishte i pari në gjithçka e kudo.

Edhe pse hapur paraqitej antikomunist i egër nuk pëlqehej nga S.Berisha. Angazhimi i tij me Partinë Demokratike si personazh niveli, për këtë arsye, nuk zgjati as një vit. Përpjekjet e tij zvarritëse për fitimin e dafinave politike nuk u kurorëzuan. Sali Berisha do urdhëronte "shporrjen e telallit", "me shkelma në prapanicë do ironizonte "Skifteri". Edhe shokët e afërt do ndjenin një farë bezdie dyshuese ndaj dredhive dhe vrullit, ndaj i kthyen shpinën. ..."As macen nuk do t'ja besoja ta ruante", citonte "Artisti". Ishte i arsimuar mirë dhe kishte mendje krijuese, prandaj kundërzbulimi e zgjodhi nga rradhët e arteve, ku qëndroi për shumë vite, deri në mesin e viteve '92.

Ndryshe nga ekipi i parë në Partinë Demokratike, ai mbeti aventurier i vetmuar, që nuk përfaqësonte ndonjë filozofi mendimi.

Anonte haptazi nga anarkizmi banal me frymë imponimi, pa arritur të shfaqte rrymë të besueshme intelektuale, krijonte emocione të momentit por instiktet me përmbajtje hipnoze e çonin në përbuzje. Shfaqej i nervozuar në komunikime, imponohej para të tjerëve me monologë të zgjatur pa ruajtur etikën për të dëgjuar përgjigjen.

I lindur me sëmundjen e sociopatisë, orientimi i tij paranojak do ta shtynte thellë e më thellë në vetmi politike me hamendësime shëndetësore. Propaganda për përgjimet po kthehej në paranojë, ndaj nisën sulmet për të djegur zyrat e SSH.

*Materiali u publikua fillimisht nga historiani Hasan Bello

S'KA KOMENTE