Dy të rinj u orvatën për t’u arratisur në Rrethin e Dibrës më 11.12.1989, por nuk mundën. U arrestuan dhe u dënuan. U akuzuan në bazë të neneve 47/gj, 11/2, 224 të Kodit Penal, për tradhti ndaj atdheut, e armëmbajtje pa leje. Fotografia e njërit prej tyre (besohet Rustemit), në eksperimentin hetimor, tregon gjendjen e keqe me të cilën trajtohej individi, i cili lidhej në formën më të paimagjinueshme. Dy policë e kanë shoqërur deri te vendi ku do bëhej fotoja.
Gjykata e Rrethit Dibër, me vendimin nr.48, datë 2.4.1990, i deklaroi fajtor dhe i dënoi:
-Rustem Sinan Bitri, i vitlindjes 1967, nga Blliçë e Dibrës, me 6 vjet heqje lirie. (U lirua më 17.3.1991 nga Reparti nr.305 Përparim).
-Fation Petrit Fieri, i vitlindjes 1972, nga fushë Mëzezi, Tiranë, me 3 vjet heqje lirie. (U lirua nga Reparti nr.321 Burrel më 1.1.1991).
U la në fuqi me vendimin nr.36, datë 23.4.1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Jam nje persekutuar une i lexoi te gjitha ngjarjet bemat komunizmit me vjene shume keq sa edhe qai por politika nuk intereson nje parti si PD qe patem nje shprese te papame nuk na bashteti sa duhet dhe sot po lufton brenda lloi nuk me befesan se komunizmi eshte forcuar ma shume dhe ne qe deshem demokracin ma shume jemi ne emigrim dhe demokracin kam deshte pa interes ishalla zbulohen te gjitha ngjarjet shkojne né vendin vet respekte per ju