Spartak Braho, njeriu që vulosi vrasje në diktaturë

0
1044

Xhelati i diktaturës që u bë deputet në demokraci, edhe pse ka dhënë dënime me vdekje gjatë regjimit komunist. Guximi për të kërcënuar sot shkrimtarin, Agron Tufa e viktimat e krimeve të komunzimit

Ndërsa në vende të tjera ku sundoi regjimi komunist, po finalizohen procese gjyqësore që dënojnë xhelatët e diktaturës, në Shqipëri ka nisur një organizim si në kohët e diktaturës, ndërmjet ish-sigurimsave, prokurorëve që kanë vulosur vrasje e xhelatëve që kanë torturuar nëpër burgjet komuniste. Një sulm që i drejtohet viktimave të diktaturës e atyre që përpiqen prej vitesh t'i rrëfejnë shqiptarëve krimet e komunizmit.

Spartak Braho, deputet i Partisë Socialiste, prej disa ditësh po sulmon ashpër shkrimtarin Agron Tufa, drejtues i ISKK, Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit, njëherësh një prej zërave më të rëndësishëm në zbardhjen e krimeve të komunizmit. Braho sulmon nga pozitat e njeriut të pushtetshëm, deputet i partisë në pushtet pa asnjë shenjë pendese, pa u trembur aspak nga e shkuara e tij. Është një e shkuar e përgjakshme, ka vulosur në fakt vrasje njerëzish të pafajshëm në diktaturën komuniste.

Agron Tufa ka publikuar së fundmi një dokument që e vërteton se Spartak Braho ishte prokuror dhe ka vendosur për vrasje, kur ishte gjyqtar i kolegjit ushtarak në kohën e diktaturës komuniste.

Në dokument, arsyetohet kështu dënimi me vdekje për shtetasin Z Stafa:

  1. a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshëm;
  2. b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar që ka “strehuar kriminelë” më 1948 dhe ka të dënuar politikë, d.m.th., familje antikomuniste”, theksohet në dokumentin që publikohet më poshtë.

E megjithatë, Braho vazhdon të zgjidhet prej 28 vitesh në Parlamentin e Shqipërisë si deputet i PS-së, duke mbajtur poste të larta në organet drejtuese të Parlamentit dhe së fundmi, nuk heziton aspak të sulmojë shkrimtarin Agron Tufa e institucionin që ai drejton dhe që ka në thelb zbardhjen e krimeve që ka kryer Spartak Braho e xhelatë të tjerë të diktaturës komuniste./kujto.al

 

S'KA KOMENTE