Brumatriçet e Hekuran Isait e Gramoz Ruçit që zhdukën gjurmët e krimeve të komunizmit. U shkatërruan tonelata dosjesh, rreth 75 % e dokumentacionit të arkivuar në organet e Sigurimit të Shtetit. Vetëm brenda një ore, asgjësoheshin 800 kg dosje.
Më 15 dhjetor 1990, pak ditë para se komunistët të dorëzonin pushtetin, ministri i Brendshëm i kohës, Hekuran Isai, urdhëroi zhdukjen e 29 mijë dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Vendimi ishte marrë nga udhëheqja komuniste e drejtuar nga ramiz Alia. Urdhri u zbatua nga Hekuran Isai i cili pas pak javësh do të largohej nga kjo detyrë vuri në punë brumatriçet që asgjësuan tonelata dosjesh, rreth 75 % e dokumentacionit të arkivuar në organet e Sigurimit të Shtetit. Brenda një ore, asgjësoheshin 800 kg dosje. Është i faktuar ky veprim I komunistëve në fudnin e tyre, përmes një dokumenti që gjendet në Arkivën e Shtetit e që botohet në këtë artikull. Ishte ndër aktet e fudnit të diktaturës komuniste, zhdukja e gjurmëve të krimeve që kishin kryer për 50 vjet.
Procesi i zhdukjes së dosjeve ka vazhduar deri në vitin 1992 dhe për të kryer zhdukjen e dosjeve të Sigurimit, ka shërbyer brumatriçja një mjet që ekzistonte në çdo degë të brendshme në të gjithë vendin. Dosjet e Sigurimit u asgjesuan nën kujdesin e Ramiz Alisë e Hekuran isait por procesi është kryer nga i fundit ish-ministër i Brendshëm i komunizmit, Gramoz Ruçi, i cili sot është kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Dokumenti
Është një telegram i 15 dhjetorit 1990 i ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, dërguar kryetarëve të degëve të punëve të brendshme në gjithë rrethet e Shqipërisë, ku jepet urdhër për asgjesimin në masë të dokumeteve sekrete.
Na informoni për realizimin e detyrës.
Ministri i Punëve të Brendshme
Hekuran Isai" citohet në dokumentin qe gjendet ne Arkivën e Shtetit.
Më poshtë botohen dokumente se si ishte projektuar e funksiononte brumatriçja.