Në natën e 26 shkurtit 1951, në fshatin Mënik të Tiranës u pushkatuan pa gjyq 22 persona, intelektualë të Tiranës, të akuzuar si organizatorë të hedhjes së bombës në ish-Ambasadën e Bashkimit Sovjetik.
Mes 22 njerezve që do të pushkatoheshin pa gjyq ishte edhe 38-vjeçarja Sabiha Kasimati, e cila sapo zbriti nga makina dhe pa pjestarët e Sigurimit të Shtetit me armë në duar klithi për ndihmë, por zëri i saj u shua pas bareshërive të zgjatura. Kjo u dëgjua në të gjithë fshatin dhe për shumë vite historia qarkullonte e tregohej feshehurazi.
Krimi makabër i pushkatimit u zbulua vetëm pas viteve 90’. Një nga banorët që mori pjesë në zhvarrimin e 22 të rënëve të regjimit komunist ishte Rakip Hysa. Ai tregon momentet kur hapën varrin e përbashkët dhe trishtimin që përfshiu të pranishmit nga ajo që zbuluan.