Kalvari i Sevasti Qiriazit nën persekutimin e egër komunist, rrëfyer nga mbesa e saj Viktoria Dako Ruli. Si ia vranë në hetuesi të birin, Gjergjin e ia burgosën Aleksandrin, djalin tjetër. Internimi i Robertit, Viktorias e Dianës, fëmijë të Aleksandrit... Jeta e mundimshme e gruas që i dha shumë Shqipërisë e mori prej saj vetëm vuajtje.
Robert Dako ishte foshnje e porsalindur kur u internua në Tepelenë. Dy motrat e tij, Viktoria dhe Diana, motrat e Robertit ishin më të rritura, por shumë të mitura për të kuptuar pse jeta e tyre po merrte atë kthesë të rëndë. Roberti sapo kishte ardhur në këtë botë, që ai s’kishte si ta dinte pse fati i tij do të ishte kaq i vështirë e kjo botë në të cilën sa kishte ardhur, ishte kaq e ashpër. Ishte djali i Aleksandër Dakos, i biri i Sevasti Qiriazit dhe Kristo Dakos. Gjyshja e Robertit, Sevastija, kishte qenë ndër vashat e para shqiptare të mirëarsimuara e ndër të parat vasha, që kishte investuar gjithçka kishte, për të sjellë arsim ndër të tjera vasha shqiptare. Kristo Dako ishte gjyshi i Robertit, një ndër rilindasit e shquar shqiptarë. Aleksandër Dako, babai i Robertit dhe i biri i Sevastisë e Kristo Dakos, ishte diplomuar në Oxford, Angli, në degën e inxhinierisë. U kthye në Shqipëri në vitin 1940. Ishte martuar me një italiane dhe nga martesa e tyre lindën tre fëmijë, Oberti, Vitoria dhe Diana. Aleksandër Dako kishte qenë pjesë e misionit të UNRRA-s për Shqipërinë. Në tetor 1946, pas prishjes së raporteve diplomatike me SHBA, u arrestua nga komunistët me akuzën si “agjent amerikan”, ndërsa kryente detyrën e koordinatorit. Gjyqi zhvillohet pas dy vjetësh arrest dhe dënohet me 7 vjet burg.
Ndërkohë, i vëllai i Aleksandrit, Gjergji, një mjek kirurg i talentuar, i kishte përfunduar studimet në SHBA për mjekësi. Kur erdhi në Korçë, në valën e sulmeve të komunistëve kundër nënës së tij, Sevasti Qiriazi dhe babait Kristo Dako, Gjergji arrestohet në vitin 1947 dhe vdiq në hetuesi si pasojë e torturave. Ai vdiq në hetuesinë e Tiranës më 18 shkurt 1949. Trupi i tij nuk iu kthye së ëmës Sevastisë, e cila ishte gjithashtu në burg, e arrestua nga komunsitët.
Nata e tmerrshme e Sevastisë
Ndërkohë, po gdhinte mëngjesi dhe kishin frikë se mos dikush i diktonte, kështu që ato e fshehën trupin në anë të tokës dhe u kthyen në shtëpi, me qëllim që të ktheheshin në mbrëmje dhe të merrnin trupin e tij. Por kur u kthyen, e gjetën tokën të punuar nga traktori dhe trupi ishte zhdukur, për të mos e gjetur më kurrë. Sevastia, megjithëse në jetë kishte kaluar shumë telashe e peripeci, e karakterizuar nga një fortësi dhe kurajë, kësaj here dhimbja qe mbi forcat e saj dhe ra në një depresion të thellë, u end plot pesë muaj nëpër zyrat e qeverisë, me qëllim që të mund të rimerrte trupin e djalit të saj të dashur 36-vjeçar, por asnjë nuk iu përgjigj”, rrëfen Vitori Dako.
Varrimi i Sevastisë
Gjashtë muaj pas vdekjes së të birit, Sevasti Qiriazi, u nda nga jeta me brengën e madhe, prej dëshpërimit që e humbi djalin e saj të dashur e kurrë nuk ia gjeti as eshtrat.
Sevastia vdiq më gusht 1949. Nuk iu bë asnjë ceremoni varrimi, sepse regjimi e ndalonte një të tillë për kundërshtarët e tij. E mbesa, Vitore, e rrëfen kështu ditën e fundit të Sevastisë mbi tokë. “Nuk iu bë asnjë ceremoni varrimi, kështu u varros nga familja. Ne e
Përgatiti: Luljeta Progni
Rrëfimi i Viktoria Dakos është marrë nga gazeta Shekulli e cila i referohet jetëshkrimit të “Mësues së popullit” Sevasti Qiriazi Dako, botim i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante.