Letërkëmbimi: “Janë të mitur e të sëmurë, nuk duhen lënë në burg”
Dy prej personazheve më të anatemuar gjatë regjimit komunist, Qazim Mulleti dhe Xhevat Korça, i pari Prefekt i Tiranës dhe i dyti ministër i Arsimit në vitin 1941-1943, siç dëshmojnë dokumentet arkivore të kësaj periudhe jo vetëm nuk ishin ashtu siç regjimi i portretizoi padrejtësisht për afro gjysmë shekulli, por përkundrazi ishin patriotë e të ndjeshëm madje edhe ndaj vetë komunistëve, duke shënuar dhjetëra raste që i kanë shpëtuar prej burgjeve fashiste.
Ata ishin të qartë e të bindur mbi pasojat që sillte në vendin tonë fryma komunsite që ishte përhapur sidomos gjatë viteve të luftës në Shqipëri në masë të gjerë ndër të rinjtë adoleshentë, por ata nuk ishin dakord që ata të rinj, ende të mitur, të mbaheshin burgjeve fashiste nën kushte të rënda e të papërshtatshme për ta.
Dokumentet që sjellim sot dëshmojnë një rast shqetësues si për ministrin e Arsimit, Xhevat Korça ashtu edhe për Prefektin e Tiranës, Qazim Mulletin. Të dy i drejtohen ministrit të Brendshëm që të ndërhyjë për t’i nxjerrë nga burgu afro 30 të mitur të arrestuar pas demonstratve antifashiste në Durrës, të cilët mbaheshin në burg në kushte të rënda.
Rilutemi të na njoftohet përfundimi
Prefekti Qazim Mulleti”
Po ashtu në shkresën e tij edhe Xhevat Korça shkruan me shqetësim:
“Me hidhërim kemi marrë vesh se edhe studentat e mitun t’arrestuem janë dërgue në burgun e përgjithshëm. Tue marrë parasysh influencën qi ushtron ambjenti e sidomos ndër të mitun, lutem të kini mirësinë me urdhnue, në qoftë se shihet me vend edhe prej asaj P.T.Ministrije, që gjithë studentat e në mënyrë të veçantë ata në moshë të mitun, të bahen në lokale të posaçme për të ruejtun në këtë mënyrë pastërtinë e tyre morale si dhe për t’mos u dhanë rasë që t’vijnë të përpjekun me element , qi do t’i ushqejshin me idena ma helmonjëse. Mbasi ndëshkimi ka për qëllim përmirësimi, lutem edhe njiherë që kjo çashtje të shqyrtohet, mundësisht urgjentisht tue urdhnue gjithë zyrat përkatëse. Kishim me dishrue të dijmë veprimin e asaj P.T.Ministrije në lidhje me këtë çeshtje.
Ministri (Xhevat Korça)
Firma”
Pas këtyre dy shkresave, minsitri i Brendshëm i riprodhon tekstin e ministrit