Imami kundër komunizmit, u pushkatua nga Brigada V me komandant Shefqet Peçin

0
474

Lufta kundër njerëzve të fesë nuk nisi pas vendosjes së pushtetit komunist, por shenjat se do ishin “preh e përzgjedhur” e diktaturës u dukën edhe gjatë kohës së luftës. Një pjesë e çetave partizane, “bëhej” gjyqtar, prokuror dhe ekzekutues. Ndër viktimat e para ishin edhe përfaqësues të klerit të të gjithë besimeve në Shqipëri. E tillë ishte edhe historia e imamit Seit Idriz Shehu, nga fshati Vrajtë i Peshkopisë. Ndërsa kuptonte se gjithnjë e më shumë po i afrohej një rrezik i madh vendit, imam Shehu nisi të propagandonte ndër besimtarë dhe banorë të fshatrave për të keqen e sistemit komunist.

U tregonte dhe kërkonte fshatarëve që të mos përkrahnin komunistët, pasi do të vinte koha kur do u merrnin tokat, tu mohonin lirinë, besimin dhe çdo të drejtë tjetër, ashtu siç kishte ndodhur në Bashkimin Sovjetik. Kjo e vërtetë e fjalëve të imamit nuk u prit mirë nga forcat partizane. Më 26 gusht 1944, arrestohet dhunshëm ndërsa ishte në xhami dhe i bëhet një gjyq formal dhe jeta e tij do të mbyllej vetëm pak orë pasi e arrestuan.

Gjykohet për “agjitacion e propagandë” kundër Frontit Nacional-Çlirimtar nga një gjykatë partizane e Brigadës V, me komandant Shefqet Peçin. Vendoset të ekzekutohet me pushkatim dhe mënjëherë një togë rreshtohet dhe derdh disa plumba në trupin e imamit. Brigada e V me komandant Shefqet Peçin do të vijonte me të tjera gjyqe formale dhe krime të rënda gjatë kohës së luftës.

S'KA KOMENTE