Dod Nikoll Preng LLeshi/ Fillova punë pa mbushur 16 vjeç

0
353

"Buka ishte e trashë, e thyeje bukën e coptonim dhe e hanim. Pa bërë 16 vjeç punonim 6-8orë. Një vit shkollë kam bërë në jetën time".

Dod Nikoll Preng LLeshi rrëfen për 67 vitet e tij në internim, për të punuarit 6-8 orë që 16 vjeç, pa patur mundësi as të shkonte në shkollë.

Rrëfimi i plotë

Fillova punë pa mbushur 16 vjeç/ Dëshmi nga DodNikollPrengLleshi

Buka ishte e trashë, e thyeje bukën e coptonim dhe e hanim. Pa bërë16 vjeçpunonim 6-8orë. Një vit shkollë kam bërë në jetën time.

Jam rritur jetim, na la babai dhe u arratis. Ishte me gradën major edhe ne na internuan në Lezhë. Kemi ndenjur një vit në Lezhë. Kam qenë në klasën e parë, sa e pata filluar dhe na çuan nga Lezha në Berat. Shkuam në Berat aty dhe vazhdova shkollën prap se prap vitin e parë. U liruam nga internimi i Beratit, na dërgojnë në Orosh. Nëna si pula me zogj, me 5 fëmijë të vegjël, një ndër ta isha dhe unë. Ndenjëm na një vit, kur morëm vesh se ishte vrarë Bardhok Biba. Pas vrasjes së Bardhok Bibës, na menduan të përfshirë dhe na internojnë sërish. Natën e parë aty,natën e dytë në Tepelenë. Ato që kishim lënë në Berat, ato gjetëm edhe në Tepelenë, familjen e Gjon Marka Gjonit, Nikolli, nënë Mrikën,nënë Davën i gjetëm në Tepelenë. Nejse, aty u futëm në repart ushtarak. Në repartin ushtarak poshtë Tepelenës, aty u futëm ne të internuarit. Ku hidhje këmbën kishte vetëm bomba,  fishekë, qamet i zi ishte.Përfundimisht ndenjëm aty, dhomat ishin kapanon i gjatë ,krevatet lartë edhe poshtë, ishin krevatet e ushtrisë. Ne flinim në krevatin sipër dhe përbri kishin familjen e Marka Gjonit. Vetëm një dyshek kishin ose një batanije. Si repart ushtarak ishin. Çfarë hanim? Përshesh me valë që ju nuk e dini, i hidhnim kripë në një guzhinë të repartit. Ujit i hidhnim kripë edhe bukë, buka ka qenë e trashë, thyenim bukën e coptonim edhe e hanim.

Sa kohë qëndrove në Tepelenë?

Dy vite e ca. Nëna shkonte të merrte dru në pyll, ndonjëherë shkonim dhe ne, si fëmijë që ishim, ndihmonim nënën. Më kujtohet një shteg , ishin dy motra dhe një vëlla nga Lezha. Ishin këta edhe vëllait i kishin thënë se bombat kanë gjilpëra brenda, dhe ai u mundua t’i nxirrte se do qepte teshat. Ju betohem o burra ndershmërisht, copat e mishit ja ka hedhur në qiell bomba dhe i hodhi tek guzhina matanë. Aty ku ishin duke zierë pjatat dhe përsheshët me valë. Kishim rrugën që vinte afë rvarrezave në Veliqot, kur vinim nga Vlora për të ardhur nëTepelenë, na thoshin “këto janë kriminelë”.

A ishte i mjaftueshëm ushqimi?

Absolutisht, unë po them hanim përshesh me valë me kripë, as me sheqer as me mjaltë, vetëm me kripë. Për yndyrë as nuk flitet. Fillova punën unë atëhere, i pashkollë po.

Sa vjeç ishe kur fillove punë?

Pa bërë 16 vjeç, punonim 6 ose 8 orë. Bidoni i ujit ishte prej kauçuku i nxehtë. Me një gotë kauçuku, uji ishte i nxehtë,atë pinte punëtori. E fillova punën njëherë punëtor në Kurbnesh, pastajnë Spaç. 27 vjet kam punuar në stabiliment të Oroshit.

Çfarë pune ke bërë në Spaç?

Duhej të mbaja tubat e galerisë nga shpati në Spaç, kjo rruga këtu nuk ishte. Një mungesë për 27 vjet nuk e kam bërë. Rrinim tre muaj pa bërë asnjë ditë pushimi.

A di të shkruash e të lexosh?

Nuk kishim shkrim e as lexim, shkrimin e një viti klasë.

A di të firmosësh?

Shkolla të bën të shkruash të lexosh.

Si silleshin me juve banorët e zonës?

S’kishim tëbënim me fshatarë ne, s’kishimtë bënim, veçse ndonjëherë që shkonim në ndonjë rast varrimi në Veliqot.

Kujton ndonjë që ka ndërruar jetë nga të afërmit e tu?

Më kujtohet që kanë vdekur dy kushërinj të mitë,edhe nja dy prej Veliqotit i kanë varrosur aty pranë.

A ka pasur spital në kampin e Tepelenës?

Absolutishtqëjo.

Emri im është Dod Nikoll Preng Lleshi, një vit shkollë kam bërë në jetën time, pastaj 67 vjet internim.

 

 

 

 

 

S'KA KOMENTE