10 shkurt ’45, Enver Hoxha: Ekzekutojini 12 të dënuarit me vdekje

0
589

Radiogrami i Enver Hoxhës ku jepet aprovimi i tij për të ekzekutuar 12 të dënuar me vdekje në Shkodër

Listat e të ekzekutuarve  sidomos në veri të vendit gjatë 1945-1946, ishin të gjata. Pothuajse çdo ditë mes Shkodrës dhe Tiranës komunikoheshin  lajmet e ekzekutimeve makabre, shpesh pa gjyq, por edhe ato me gjyqe të dëshimta, pa prova e dëshmitarë.

Pasi kishte tërhequr vëmendjen që të merrej aprovimi i tij për ekzekutimet Enver Hoxha gjatë ditëve të para të shkurtit 1945 ka dërguar drejt Shkodrës shumë aprovime për të ekzekutuar kundërhstarët e tij politik.

Radiogrami i më poshtëm, që kujto.al e sjell të zbardhur, sjell një prej mandatave të tij, ku jep aprovimin për të ekzekutuar 12 vetë brenda një dite.

Tepër urgjent

Nr.325

Nr.9

Dt.10/II/45

Korpit III Sek Juridik

Gjegje radiogramit extra dt.9 Fruer 1945 Aprovohen ndëshkimet me vdekje të (12) vetave dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshme propozue me të sipërm stop. Na njoftoni datën e ekzekutimit.

Gjeneral Kolonel

Enver Hoxha

S'KA KOMENTE