Visar Zhiti dhe “Harta e përgjysmuar e atdheut”, një poezi nga Qafë Bari

0
1418

Poezi e Visarit, e shkruar në burgun e Qafë-Barit me dorën e tij, në ato fletoret, që i fshihte ku të mundej, edhe nën tokë, kur ende ishte diktatori, e diktatura veç bëhej më e egër...

…Pa ty s’iki dot./Jam përgjysmë./ Një ishull vetmie./ Një shpellë pret shpirtin tim./ Emrin që s’e kam thyer do ta ndez aty si qiri./ Kudo që të jem (edhe në dete),/ larg, gjurmët i lë./ në formën e hartës të atdheut…

Kjo poezi e rrallë e Visar Zhitit, e shkruar në kohën që ai ishte i burgosur politik në burgun e Qafë Barit, u publikua nga bashkëshortja e tij Eda Agaj Zhiti, me një shënim mjaft të ndjerë e të qëlluar. Si një pjesë e dhimbjes së madhe të mijëra të burgosurve të regjimit komunist në Shqipëri, ne po e risjellim në vëmendjen e lexuesve dhe po e bëjmë pjesë të arkivës tonë, “Kujto.al”.

PËRGJYSMË...

Nga Eda Agaj Zhiti

Poezi e Visarit, e shkruar në burgun e Qafë-Barit me dorën e tij, në ato fletoret, që i fshihte ku të mundej, edhe nën tokë, kur ende ishte diktatori e diktatura veç bëhej më e egër...

Visari e botoi në librin e tij të parë me poezi, “Kujtesa e ajrit”, pasi kishte dalë nga burgu dhe kishte rënë perandoria komuniste.

Në titull u shtua fjala “e përgjysmuar”, siç duket ndjeu se shumëçka do të ngelej përgjysmë, edhe mendësia. Do të gjykohej si në diktaturë. Edhe poezia. Do të mbeteshin ende nga ata që do të rishfletonin gazetat dhe revistat e dikurshme, plot dhunë e mashtrime, ato do tè tundnin lart, duke mos parë “ letërsinë tjetër” që erdhi nga dhembja dhe vuajtja e madhe, nga ferri...

Siç duket jemi të çliruar përgjysmë, në pritje të gjysmës tjetër... si me Atdheun.

 

S'KA KOMENTE