"Kurrë si harroj torturat që më ka bërë Fatmir Xhafa, hetues në komunizëm"

0
1186

Dëshmia e Valbona Dukës, për karrierën e hershme të ministrit të brendshëm në diktaturë

Kur Fatmir Xhafaj u emërua ministër i Brendshëm, pranverën e  vitti që shkoi, përveç reagimeve të politikës, në media u shfaqën edhe viktimat e tij në kohën kur ishte hetues në komunizëm. Një prej tyre ishte edhe Valbona Duka, motra e Arben Dukës, i dënuar politik në kohën e diktaturës.  E sjellim këtë reagim të Valbona Dukës në vëmëndje, këto ditë kur ministri Xhafaj akuzohet se i vëllai i tij është pjesë e bandave kriminale të drogës.

Valbona Duka ka rrëfyer torturat që ajo pretendon se hetuesi i kohës së komunizmit, Fatmir Xhafaj ka kryer ndaj saj.  Përmes një mesazhi që ajo i ka dërguar ish-kryerministrit Berisha,  Valbona Duka rrëfen detaje të hetuesit Fatmit Xhafa në kohën e komunizimit, në vitin 1986. Ja çfarë shkruan ajo për Fatmir Xhafajn:

“Nuk harroj ditën e 19 majit 1986, sepse atë ditë më internuan familjen në fshatin Bruz-Mal të Krujës. Në atë kohë kisha një sunduk me pajën time të gjitha m’i mori policia dhe rrugicat me gjilpërë në to të pambaruara. Shkova në polici dhe më thanë i kanë çuar në DMD ishte nji dyqan tek Rruga Kalasë. Shkova tek dyqani e më tha shitësi i ka blerë Fatmir Xhafa dhe Kujtim Luli. Mbas nji farë kohe doli në gjygj Halim Barlika dhe nusja Kujtim Lulit ishe gjygjtare, me fustanin tim veshur. Unë isha 18 vjeç kur bashkë me motrën dhe vëllain e vogël s’më internuan. Fillova punë në fermë.  Babai më vdiq në internim nga marazi. Ne mbetëm 3 fëmijë të vetëm në shtëpi. Mbas nji jave më erdhi tek puna nji xhip hetuesie dhe më mori në pyetje Fatmir Xhafa me një hetues tjetër që quhej Kujtim Luli. Ata më torturuan duke më pyetur për vëllain tim Arben Dukën. Sot ai vendoset  ministër dhe ky është turp i madh për popullin shqiptar se shyqyr Zotit nuk jam më në Shqipëri. Unë kam shumë për të thënë për atë Fatmir Xhafën, për torturat që më ka bërë në polici të Krujës po duhet i natë Shenreu me i tregu… ato tortura kurrë si harroj që më ka bërë Fatmir Xhafa deri sa më ka bërë ftyrën zi nga dhuna", shkruan Valbona Duka.

 

S'KA KOMENTE