Lindi më 1888, në Vlorë. Më 2 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës, e dënoi "si kriminel lufte" dhe "armik i popullit", sepse "ka qenë anëtar i Organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar", "kryetar i çetës së Sevasterit", "vegël e fashizmit në lidhje me armiqtë e popullit Skënder Muça, Hysni Lepenica dhe eksponentë të tjerë të Ballit Kombëtar", "ka treguar aktivitet në përçarjen e popullit", dhe "në sabotimin e luftës Nacional-çlirimtare", "informator i fashizmit" dhe "armik i betuar i luftës Nacional-çlirimtare". "Me kapitullimin e Italisë, çetën e vet ia besoi Beqir Skëndos, dhe vetë erdhi në Vlorë, duke bashkëpunuar me Ballin Kombëtar", ka marrë pjesë në "agjitacion me mercenarët e armikut duke kryer grabitje, vjedhje dhe torturime". Për të gjitha këto arsye u dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 236
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.