Lindi në Tiranë, më 17 qershor 1864. Rrjedh nga një familje atdhetare e vjetër klerike, sekti Halveti. Ai është diplomuar për Teologji e Filozofi në Universitetin e Al-Az’harit në Egjipt. Xhemali ishte një patriot që bekoi ngritjen e flamurit dhe pavarësinë e Shqipërisë më 26 nëntor 1912 në Tiranë.

Më 1924 zgjidhet edhe deputet dhe për më shumë se një dekadë është ndër drejtuesit kryesorë të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërsa më 1924 është dhe nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Me datë 17 shkurt 1948, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor se ka «bërë pjesë në një grup kundërshtar» në Teqen e Ali Sheh Pazarit, në të cilën ka «kryer aktivitet për rrëzimin e pushtetit popullor» dhe për këtë, kjo Gjykatë e dënoi me 3 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet. Kur u dënua ishte 83 vjeç. Forcat komuniste pushkatuan djalin e tij, Besim Pazari dhe i sekuestruan pasurinë. E gjithë familja u përndoq me burgime, internime dhe dëbime.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 231.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.