Lindi në Lezhë, në vitin 1896. Me vendim nr. 18, datë 29 janar 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se në "bashkëpunim me Jup Kazazin, Hasan Isufin dhe Ded Shabanin organizoi një kryengritje kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U ekzekutua më 28 shkurt 1945.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 369
Burimi: https://kujto.al/11-te-pushkatuar-si-perkrahes-se-dede-shabanit-ne-shkoder/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.