Lindi në Gjirokastër, më 18 gusht 1900. Konsull i Shqipërisë në Londër, në vitet 1925-1927; kryekonsull në Manastir në vitet 1935-1938; kryekonsull në Stamboll, Turqi, 1938-1939.

U arrestua më 16 maj 1947, dhe më 27 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se "ka hyrë në shërbim të spiunazhit Anglo-Amerikan" dhe "ka qenë anëtar në organizatën terroriste agjento-sabotatore të deputetëve tradhëtarë" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie me punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

 

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 84-85
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.