Lindi më 1910, në Krajë, Shkodër. Më 27 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për "pjesëmarrje në agjenturën Anglo-Amerikane" dhe për "lidhje me Organizatën Klandestine të Shkodrës", me vdekje, heqjen e të drejtave civile e politike përgjithmonë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 27 korrik 1946, me vendim nr.161, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Shkodrës, vendosi "sekuestrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, të kriminelit të luftës, të arratisurit", Xhelal Hordolli, nga Kiras.

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 464-465; Gazeta Zyrtare, 17 shtator 1946, f. 6
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.