U lind në Korçë më 1925. Studimet e larta i kreu për regji filmi në Moskë, ku mbrojti diplomën si regjisor i filmit "Skënderbeu" në vitin 1953. Në vitin 1956, u dënua pas konferencës së Tiranës dhe u dërgua në Berat. Për disa vite punoi si regjisor i estradës e më pas në punë të rënda në prodhim. Në vitin 1979, u arrestua dhe më pas u dënua me 10 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1988. Pas vitit 1991 emigroi fillimisht në Greqi e më pas në Kanada, ku edhe u shua në moshën 75-vjeçare, më 31 maj 2000.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.