Inxhinier. Lindi në vitin 1899, në Korçë. Larguar nga vendlindja në vitin 1920. Më 1917 mbaron gjimnazin grek në Korçë. Më 1917-1920 punon përkthyes i frëngjishtes në zyrën e bujqësisë të “republikës së Korçës” si dhe daktilografist pranë prefektit të Korçës Reynard Lospinasse. Më 1920-1921 punon në zyrën tregtare “Handem Haus” në Shtutgard, e cila merrej me eksport-importe me Greqinë. Përkthente korrespondencën, por mësonte edhe gjermanisht. Më 1921-22 plotëson studimet në gjimnazin e Shtutgardit. Më 1922-1926 ndjek shkollën e lartë teknike të Shtutgardit. Më 1926 inxhinier në Ministrinë e Punëve Botore dhe Bujqësisë. Më 1927-1930 inxhinier në Ministrinë e Punëve Botore në Landin Wertenberg të Gjermanisë. Më 1929, martohet me gjermanen Arna Elizen Noortuek, student në muzikë. Më 1930-1933 kryetar i Zyrës Teknike në Ministrinë e Punëve Botore në Shqipëri, duke zëvendësuar inxhinierin gjerman Hartus Wais.

U arrestua më 23 shkurt 1951.

Me vendim nr. 64, datë 11 shkurt 1952, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor se «ka ndihmuar sabotatorët e Maliqit» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie me punë të detyruar, humbjen e së drejtës elektorale për 1 vit kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 120
Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, 2017
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.