Inxhinier.Lindi në Korçë, më 30 dhjetor të vitit 1912. Fakultetin e Inxhinierisë e kreu në Universitetin e Zagrebit në Kroaci, më 1930. U kthye në Shqipëri bashkë me bashkëshorten e tij kroate, Erikën a Zyrakën . Bashkë punuan në Tiranë, Berat e Korçë. U arrestua më 6 tetor 1946, me akuzat: "1) Ka qenë anëtari kryesor i grupit tekniko-sabotator, për sabotimin e punimeve të Maliqit e gjetkë. 2) Ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet që janë bërë në shtëpinë e tij dhe gjetkë, ku është shtruar mënyra e sabotimit, sipas udhëzimeve të agjentëve të huaj. 3) Ka sabotuar në sektorin e tij dhe ka përpiluar raporte dhe informata për agjentët e reaksionit të huaj në Tiranë, me të cilët ka bërë edhe takime. 4) Ka propaganduar për ta zgjeruar rrethin e tij reaksionar në Maliq e Korçë. 5) Ka pritur zbarkimin e të huajve në vendin tonë dhe ndërrimin e shpejtë të situatës." Me vendim nr. 17, datë 18 nëntor 1946, Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i mbledhur në sallën e kinemasë “Nacional” në Tiranë, e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme personale dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Sipas urdhërit të gjykatës, u ekzekutua në Maliq, bashkë me të shoqen, Mirush Përmetin  dhe Eugenio Scaturron .

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 198
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.