Lindi më 1944, në Shkodër. U dënua 3 herë.

Më 13 prill 1961, me vendim nr. 47, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "krimin e tentativës së arratisjes"  bashkë me shokët e tij Xhevdet Ishmi dhe Hysen Barbullushi. Xhevdeti u dënua me 4 vjet heqje lirie, ndërsa Sytkiu dhe Hyseni me 3 vjet heqje lirie. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datë 17.4.1961, uli dënimet duke i çuar përkatësit për të parin në 2 vjet dhe për të tjerët me nga 1 vit heqje lirie.

U dënua sërish. Më 2 prill 1969, me vendim nr. 22, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për "krimin e veprave përgatitore për arratisje" dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë.

U ridënua në Spaç me vendimin nr.30, datë 30.6.1973 të Gjykatës së Rrethit Mirditë e cila e dënoi me 7 vjet heqje lirie.

U lirua në vitin 1976.

Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 389-390
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.