Lindi më 1928 në Baban të Devollit. Babai, dy xhaxhallarë dhe dy kushërinj ishin pushkatuar në vitin 1944 si nacionalistë, nga forcat komuniste. Iu sekuestruan shtëpinë dhe pasurinë.

Syrjai me tre vëllezër vendoset në Tiranë, por në vitin 1953 e dëbojnë që aty. Vendoset në Elbasan. Nga Elbasani i dëbojnë në Kosovë të Belshit.

Më 27 tetor 1992, me vendim nr. 17, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Elbasani në Kosovë, Elbasan, bashkë me fëmijët, prej 4 tetorit 1968 deri më 27 dhjetor 1990, për motive politike.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 219.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.