Lindi më 1907. Më 25 shtator 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit me burg, për motive politike, nga 16 shkurti i vitit 1960 deri më 16 maj 1966.

Shërbeu në Ushtrinë Mbretërore nga viti 1934-1938 si kapter. U akuzua për agjitacion e propagandë. Në sallën e gjyqit, nuk i pranoi akuzat dhe thirri: "Rroftë mbreti!". Prokurori kishte kërkuar të pushkatohej, por gjykata e dënoi me 25 vite burg. Pas dënimit i konfiskuan pasurinë. Jetoi gjithë jetën si zogist i betuar dhe ndërroi jetë në moshën 69 vjeç.

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 312
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.