Lindi në Ohër, më 10 janar 1924. Futbollist i ekipit kombëtar shqiptar.

Ka qenë i dëbuar për «çështje politike». Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993 ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Tiranë, në qytetin Kavajë të Durrësit prej vitit 1947 deri në vitin 1950.

Arrestohet në vitin 1951 me rastin e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike të kohës, mbahet 4 muaj në birucë dhe lirohet për mungesë provash. Ditën e ngjarjes ndodhej në Kavajë duke marrë pjesë si futbollist i skuadrës së Tiranës, në ndeshjen e kampionatit kombëtar. Vërtetuar nga protokolli i ndeshjes!

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 145.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.