Lindi më 1919, në Hot të Malësisë së Madhe. U dënua me 20 vjet burg, por kreu vetëm 5, prej 12 shtatorit të vitit 1946 deri më 28 nëntor 1951. U sëmuar në qelitë me lagështirë dhe pasi doli nga burgu nuk jetoi gjatë. Ndërroi jetë më me 8.1.1973 Sipas vërtetimit të lëshuar nga zyra e gjendjes gjyqësore Tiranë, nga Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Rrok  Luli "në bazë të vendimit Nr. 494,  Dt. 02/02/1947 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Armik i popullit” dhe në bazë të nenit 2 dhe 3 të Ligjit 372 e dënon me 20 vjet burgim".

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 114
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.