Pasi mbaroi politeknikumin "7 Nëntori" në degën Mineralogji, shkoi në Moskë, ku kreu gjatë viteve 1955-1959 studimet e larta në institutin e naftës "Gubkin", dega Gjeologji.

Në vitet 1959-1983 punoi si inxhiner dhe kryegjeolog i ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Marinëz, kryegjeolog i drejtorisë së përgjithshme të kërkimeve të naftës në Kuçovë, zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Naftës në Kuçovë, kryetar i degës gjeologjike në drejtorinë e përgjithshme të naftës në Kuçovë, etj. deri drejtor i Institutit Gjeologjik të Naftës në Fier. Në vitet 1977-1983 ka qenë anëtar i komisionit të arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe anëtar i seksionit teknik pranë Akademisë së Shkencave. Në vitet 1983-1986 ka punuar inxhinier në Institutin gjeologjik të naftës dhe si pedagog i jashtëm pranë universitetit shtetëror të Tiranës deri kur u arrestua në mars 1986 si sabotator.

U lirua në vitin 1991. Kërkoi ribërjen e procesit gjyqësor dhe u cilësua i pafajshëm në vitin 1992. Ka botuar libra në fushën e naftës dhe gazit. Në vitin 2004 botoi librin "Kalvari i një intelektuali", ku përshkruan historinë e dënimit. U nda nga jeta më 25.07.2004 në Boston të Amerikës.

Historia e tij përmendet në dokumentarin në anglisht “Prisoners of Burrel”, ku japin dëshmitë e tyre shumë të burgosur politikë që vuajtën dënimin në burgun e Burrelit gjatë regjimit komunist.

Burimi: https://kujto.al/petraq-xhacka-me-te-renda-se-torturat-fizike-ne-hetuesi-ishte-kercenimi-me-familjen/
Burimi: "Kuçova Enciklopedi", Shkëlqim Servet Ago
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.