U dënua me 19 vite burg për arsye politike. I burgosur në Spaç ku ka punuar në mënyrë të detyruar në minierë. U ridënua ndërsa ishte duke kryer dënimin, pas revoltës së majit 1973.

Me vendimin nr.34, datë 13.7.1973 Gjykata Popullore e Rrethit të Mirditës, e përbërë nga Filip Lako dhe ndihmësgjyqtarët Pjetër Nikolli e Gjin Pali, duke pasur pranë prokurorin Zef Deda dha vendimin për grupin e tretë të pjesëmarrësve në revoltën e Spaçit, me të cilin akuzohej dhe Nuri Stepa,  natyrisht shoqëruar me konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës zgjedhore. Dënohet me 13 vjet burg.

Burimi: https://kujto.al/45-vjetori-i-revoltes-se-spacit-dosja-e-plote-e-ngjarjes-shkaqet-pasojat-dhe-xhelatet/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.