Tregtar, anëtar i Bashkimit Demokratik Shqiptar. Lindi në vitin 1899, në Korçë. Më 1943 u internua në Itali, prej nga u kthye në tetor 1944. U arrestua më 10 janar 1946. Në gjyqin që u zhvillua mes 17 qershorit e 2 korrikut të 1946-s kundër anëtarëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me 25 vjet burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 152
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.