Xhandar në Sarandë në kohën e Zogut. Hyri në burg 44 vjeç dhe doli 76 vjeç, duke u dënuar dy herë e duke vuajtur mbi 16 vjet burgim.

Më janar 1953 së bashku me gruan e dy fëmijët u nis në drejtim të kufirit në zonën e Kukësit për të realizuar arratisje. Nga kushtet e vështira të kohës u detyrua të kthehej. Familjen e la në një stan dhe vetë u dorëzua në Bicaj të Kukësit. Arsyeja e arratisjes ishte që të shkonte te i vëllai në Turqi. “Gjykata vëren...se i pandehuri nuk është vetëm një tradhtar, pse ka dashur të mohonte e të linte atdheun e tij, por ai është një kriminel dhe shkaktar i vdekjes së gruas së tij dhe sidomos fëmijës së tij që me aq kujdes i rrit dhe i edukon Partia jonë e Punës, duke hequr kështu një fatos nga radhët e brezit të ri, të cilët në pamundësi t’i rezistonin dëborës, të ftohtit dhe tufanit dhanë shpirt në mes të bjeshkëve”-thuhej midis të tjerëve në vendimin e gjykatës.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Peshkopi, me vendimin nr.57, datë 21.3.1953, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.176, datë 5.5.1953 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. U lirua më 14.3.1961. U internuar menjëherë në Shtyllas dhe Roskovec të Fierit dhe më vonë në vitin 1966 në Luz të Krujës.

Herën e dytë u arrestua më 26.3.1977. Bëhej fajtor për një sërë shprehjesh kundër pushtetit për gjendjen ekonomike, për kushtetutën e re, për prishjen e fesë, për prishjen e moralit, etj.. Gjykata e Rrethit Krujë, e drejtuar nga Leon Thomo, me pjesëmarrjen e prokurores Zamira Martini, me vendimin nr.96, datë 30.8.1977, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.301 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. U lirua më 26.3.1985. Dënimin e vuajti 100%.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.