Lindi më 1934, në Lushnjë. Nisi studimet për inxhinieri mekanike në Rusi të cilat nuk i përfundoi për shkak të prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik.

Më 4 mars 1966, Gjykata e Tiranës, e dënoi "për tradhti ndaj atdheut, mbetur në veprime përgatitore", me 7 vjet burg. Dënimi iu zbrit në 5 vjet burg.

Në dhjetor 1966, tenton të arratiset nga kampi-burg i Laçit. Ekzekutohet gjatë arratisë. Trupi i tij i pajetë sillet për demonstrim në kamp. Familja nuk i ka gjetur kurrë eshtrat.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 304
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.