Lindi më 1909, në Milot. Më 20 dhjetor 1954, me vendim nr. 152, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi "për tradhti ndaj atdheut mbetur në fazën e arratisjes jashtë shtetit" dhe "për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet.

Sipas familjes, u dënua së bashku me djalin e të vëllait, Xhemalin dhe arsyeja e vërtetë ishte se kishte strehuar për rreth një vit, Ymer Ndroqin nga Tirana, i cili ndiqej nga regjimi dhe e shoqëruan derisa do arratisej, por ai u kap më pas. Arsye e arrestimit, sipas familjes, ishte dhe se Muharremi kishte bërë biseda, takime e përpjekje për përmbysjen e pushtetit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 186
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.