Lindi më 1910, në Durrës. I biri i Janit dhe Elenit. U diplomua në Universitetin e Torinos, në vitin 1935 për Farmaci. Edhe pas disa ofertave pune në Itali e Zvicër, ai u rikthye në Durrës nga dëshira për të ndihmuar vendin e tij. Me vendim nr. 631, 23 nëntor 1946, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Tiranës e deklaroi «armik të popullit, sabotator të pushtetit popullor, tentuar të arratiset jashtë shtetit» dhe e dënoi me 6 muaj burg, 1 vit punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike.

Në vitet 1991-1993, punoi vullnetar me kohë të plotë në misionin humanitar Italfor Pellicano në Durrës.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 141.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.