Lindi më 1907, në Sheper, Gjirokastër. Kreu shkollën teknike të Harry Fultz. Punoi si mësues dhe pastaj vazhdoi studimet e larta për matematikë në Athinë. Pas mbarimit të Universitetit, filloi punë në Ministrinë e Punëve Botore (Ministri e Ndërtimit), si drejtor në drejtorinë e ndërtimit të rrugëve dhe urave, por u pushua, në nëntor 1944, pas ardhjes në fuqi të komunistëve. Vëllai i tij Jani Dilo kishte qenë eksponent i Ballit Kombëtar dhe ishte arratisur në SHBA. Për këtë arsye e gjithë familja u përndoq.

U dëbua familjarisht nga Tirana. U caktua për ca kohë kryeinxhinier në ndërmarrjen e ndërtimit në qarkun e Gjirokastrës, por më pas, u arrestua.

Më 13 dhjetor 1947, me vendim nr. 295, Gjykata ushtarake e Gjirokastrës e dënoi se "ka patur lidhje me shovinistët grekë, ka sabotuar zgjedhjet e 5 dhjetorit 1945, duke bërë agjitacion e propagandë për sabotim", me 2 vjet burg me punë të detyruar.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.