Lindi më 1933, në Bërdicë të Madhe, Shkodër. Më 27 korrik 1958, me vendim nr. 6, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjejeje" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë.

Është i biri i Matis dhe Lulës. I ati, Matia ka qenë dënuar me 30- vite heqje lirie dhe ka vdekur në burg. "Rastësisht" te ura e Bahçallëkut e takon një shok dhe i thotë se do të arratiset në Jugosllavi përmes lumit Buna. Nisja do të bëhej me lundër nga fshati Kosmaç. Luigji, djalë i shkathët, beqar që këndonte e i binte fizarmonikës, nuk pranoi duke u justifikuar se nënën e vé e kishte plakë dhe një vëlla të sëmurë me epilepsi. Vëllai i madh ishte i ndarë e kishte 10 fëmijë, kështu që nuk kishte kush të kujdesej për ta. "Shokun", në tentativë arratisjeje, e kapin dhe e burgosin. Në hetuesi denoncon Luigjin, se e ka ditur që do të arratisej. Luigjin e prangosin dhe e dënojnë jo për mosdenoncim, por për tentativë arratisjeje.

Sot, Luigj Lorja, gjendet në ShBA bashkë me familjen.

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, FL. 87-88
Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.